PD nënshkroi marrëveshjen në Tiranë për listën e unifikuar në zgjedhjet parlamentare
Lokale

PD nënshkroi marrëveshjen në Tiranë për listën e unifikuar në zgjedhjet parlamentare

23.Jan.2020 15:26
0

Në një deklaratë në Facebook, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri të ditur se Marrëveshjes “Për krijimin e listës së përbashkët zgjedhore të subjekteve politike shqiptare për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Serbisë” së nënshkruar nga Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Lëvizja Reforma në PDSH dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, sot i është bashkuar edhe Partia Demokratike.

Kryediplomati Cakaj priti në takim kryetarin e Partisë Demokratike , Nagip Arifi i cili në përfundim të takimit nënshkroi edhe marrëveshjen.

“Sot marrëveshjes së unitetit politik të Luginës së Preshevës iu bashkua edhe Partia Demokratike. Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, marrëveshjen e firmosi edhe kryetari i këtij subjekti, z. Nagip Arifi. Në takim nënvizuam edhe njëherë rëndësinë e patjetërsueshme të bashkimit politik e bashkëpunimit ndërpartiak në mbrojtje të interesave kombëtare e politikave zhvillimore në përgjithësi”, ka bërë të ditur Cakaj.

Gjatë bisedave vlerësua rëndësia e patjetërsueshme të bashkimit politik e bashkëpunimit ndërpartiak në mbrojtje të interesave kombëtare./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration