PD me aksion sinjalizues kundër qeverisjes në Bujanoc
Me moton "Ta mbrojmë jetën e qytetarëve tanë" aktivistë të Forumit Rinor të PD-së kanë bërë sinjalizimin horizantal dhe vertikal në rrugën kryesore të qytetit, duke konsideruar që siguria në rrugë është e një rëndësie të veçantë për qytetarët tanë.
"Përkundër faktit që pushteti lokal posedon me makineritë e nevojshme dhe se çdo vit ndanë nga 1.2 milion dinarë nga buxheti për sinjalizimin horizantal dhe vertikal, një gjë e tillë nuk ka ndodhur në vitet 2016, 2017, 2018, që në total i bie se 3.6 milion dinarë nuk dihen ku kanë shkuar. I vetmi vend ku është kryer ky sinjalizim ka qenë pranë ndërtesës së administratës komunale, duke u kujdesur për sigurinë e pushtetarëve, kurse në rrugë tjera të qytetit dhe fshatrat e komunës së Bujanocit tash e tri vite nuk realizohet kjo punë", thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.
Aktivistët kanë vlerësuar se përmes këtij aktiviteti do ta zgjojmë nga gjumi pushtetin dhe të fillojë të jetë më i përgjegjshëm në mirëmbajtjen e rrugëve, dhe që paratë e taksapaguesve tanë të kthehen në shërbim të qytetarëve.
Aktiviteti i sotëm ishte i dyti i Forumit Rinor të PD-së pas atij të mbjelljes së luleve në disa gropa të qytetit, aksion ky i cili pjesërisht ka dhënë rezultate në qytet por jo edhe në fshatrat përreth, ku gropat janë edhe më të mëdha, vlerësoi PD./Titulli.com/