PD: Komuna e Bujanocit keqpërdori subvencionet për bujqësi në vitin 2017 (dokument)
Lugina

PD: Komuna e Bujanocit keqpërdori subvencionet për bujqësi në vitin 2017 (dokument)

22.Aug.2019 09:56
0

Partia Demokratike përmes një deklarate ka akuzuara qeverisjen komunale në Bujanoc se kanë vërtetuar keqpërdorimin e subvencioneve për bujqësi për vitin 2017. 

“Kjo edhe një herë ka vërtetuar se mbi 30 milionë dinarë të ndara për zhvillimin e bujqësisë janë keqpërdorur dhe një shumë e madhe e tyre kanë përfunduar edhe në kontot e zyrtarëve komunal. Bujqësia zhvillohet duke i ndihmuar bujqve, por assesi zyrtarëve të pushtetit”, thuhet mes tjerash në deklaratë të mbështetur edhe në dokumentin  për qasjen në dokumentet e rëndësisë publike.

Më poshtë është deklarata e plotë e PD-së:

VËRTETOHET KEQPËRDORIMI I SUBVENCIONEVE TË NDARA PËR BUJQËSI PËR VITIN 2017 NGA ANA E KOMUNËS SË BUJANOCIT

Pohimet e këshilltarëve të Partisë Demokratike në Kuvendin Komunal të Bujanocit se me rastin e ndarjes së subvencioneve për zhvillimin e bujqësisë për vitin 2017 ka pasë keqpërdorime dhe se të njejtat iu janë ndarë edhe funksionerëve të lartë komunal e partiak është vërtetuar së fundmi edhe nga raporti i implementimit të masave të politikës bujqësore dhe politikës të zhvillimit rural për vitin 2017.

Më datë 14.03.2018 shefi i grupit të këshilltarëve të PD-së në K.K. të Bujanocit z.Hajredin Hyda iu kishte drejtuar komisionit për ndarjen e mjeteve stimuluese në bujqësi në komunën e Bujanocit në vitin 2017 me një kërkesë për qasje në dokumente të rëndësisë publike, ku ndër të tjera kërkohej numri i përgjithshëm i aplikuesve në konkurs, numri i përgjithshëm i përfituesve, emri dhe mbiemri i përfituesve të mjeteve dhe vendbanimi i tyre, emërtimi i pajisjeve dhe vlera financiare e tyre, si dhe cilat janë rezultatet nga implementimi i këtij konkursi.

Kjo kërkesë kishte hasur ne veshë të shurdhër nga ana e komisionit duke mohuar të drejtën e qytetarëve për t’u informuar rreth ndarjes së mjeteve nga buxheti komunal. Mos transparenca e këtij pushteti kishte rritur dyshimet se mjetet janë keqpërdorur, dhe m’u për këtë arsye të dhënat po fshehen.

Është dashur që përfaqësuesi nga Zyra për mbrojtjen e të dhënave të rëndësisë publike më datë 12.08.2019 ta urdhërojë Administratën komunale të komunës së Bujanocit, që pa hezitim, e më së voni në afat prej 3 ditësh të sigurojë të dhënat e kërkuara nga PD-ja. Kjo edhe njëherë dëshmon faktin se kur qytetarët komunës së Bujanocit kërkojnë informacione të rëndësisë publike, ata refuzohen nga ana e komunës, kurse kur e njejta kërkohet nga ana e zyrtarëve nga Beogradi, ata këtë e bëjnë pa hezitim.

Edhepse dokumenti i dërguar nga ana e komunës është me shumë vonesë, rreth 17 muaj pasi iu është bërë kërkesa, ai është gjysmak dhe nuk jep përgjigje në të gjitha pyetjet e parashtruara nga shefi i grupit të këshilltarëve të PD-së (mungojnë të dhënat për numrin e aplikuesve në konkurs, vendbanimet e përfituesve, si dhe të dhënat që paraqesin rezultatet e arritura nga implementimi i këtij konkursi), mund të shihen qartë emrat e pëfituesve nga ky konkurs, ku në mesin e tyre gjenden edhe shefa e kryeshefa komunal, persona të zgjedhur nga Kuvendi Komunal, bartës të funskioneve publike, punonjës të administratës komunale, punonjës të ndërmarrjeve publike, madje edhe persona që jetojnë dhe punojnë në botën e jashtme, si dhe shumë parregullësi tjera.

Kjo edhe një herë ka vërtetuar se mbi 30 milionë dinarë të ndara për zhvillimin e bujqësisë janë keqpërdorur dhe një shumë e madhe e tyre kanë përfunduar edhe në kontot e zyrtarëve komunal. Bujqësia zhvillohet duke i ndihmuar bujqëve, por assesi zyrtarëve të pushtetit.

Në fund, po ju paraqesim dokumentet ku Partia Demokratike ka kërkuar informacione për ndarjen e subvencioneve të bujqësisë, Vendimin e Zyrës për mbojtjen e të dhënave të rëndësisë publike ku urdhëron Komunën e Bujanocit që të sigurojë informacionet në fjalë, kurse emrat e përfituesve, e në mesin e tyre edhe të zyrtarëve komunal kësaj radhe do t’i kursjemë, por nëse është nevoja edhe do t’i publikojmë.

Shërbimi për Informim i PD-së

Image may contain: text
Image may contain: text
Gjuha shqipe zgjon interesimin e studiuesve nga e gjithë bota, profesoresha nga Rusia (video)
Paralajmërim i frikshëm: “Ballkanin e pret një vjeshtë e tmerrshme”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration