PD feston 6 vjetorin, do të jemi një opozitë për shqiptarët në Bujanoc
Në ambientin e restorantit "Abi Kom" është shënuar të 6 vjetori të artisë Demokratike në Bujanoc në të cilën ishin prezentë simpatizues, përfaqësues nga Medvegja dhe mysafirë nga Presheva.Salihu Salihu nga forumi rinorë i kësaj partie tha se edhe pas 6 viteve vije interesimi i madh në adresë të partisë demokratike dhe kjo dëshmon se partia nuk është zvogëluar po ka arritur të rrisë numrin e të rinjve.
Nagip Arifi, kryetar i Partisë Demokratike theksoi se partia e tij në zgjedhjet lokale në vitin 2016 ishte ajo që fitoi më shumë vota nga shqiptarët të komunës së Bujanocit, shkruan Titulli.com.
“Jemi një opozitë dhe do të jemi më konstruktive do të punojnë në drejtim për të mirën e shqiptarëve dhe se nuk është duke shkuar puna mirë. Vlerësoni se çka kemi punuar ne për katër vite e shikoni këta çka punojnë n ditën e sotme”, u shpreh Arifi.
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa foli për bashkëpunime që kishin gjatë qeverisjes lokale në vitin 2012-2016 duke vlerësuar se kishin një bashkërendim të aktiviteteve të përbashkëta mes dy komunave dhe ishte shoqëruesja e parë e partisë së tij në Preshevë.
Për mbështetësit e Partisë Demokratike ishte përgatitur një koktej rasti e prezantim të rrugëtimit të kësaj partie që nga themelimi e deri më tani./Titulli.com/