PD dorëzon pakon financiare zyrtarisht kryetarit të komunës së Bujanocit
Lokale

PD dorëzon pakon financiare zyrtarisht kryetarit të komunës së Bujanocit

04.May.2020 12:09
0

Partia Demokratike i ka dorëzuar zyrtarisht kryetarit të komunës së Bujanocit dhe kryetarit të Kuvendit komunal të Bujanocit, si dhe kryetarëve të partive politike shqiptare në Bujanoc pakon financiare për marrjen e masave të nevojshme për tejkalimin e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19 në komunën e Bujanocit.

Pakoja financiare e propozuar nga PD-ja përfshinë 5 pozicione të buxhetit për vitin 2020, ku vlera totale e këtyre pozicioneve do të rritet edhe për 48.000.000 dinarë. Partia Demorkatike këtë hap e ka marrë duke u nisur nga gjendja e krijuar nga pandemia Covid-19 dhe pasojat që ka lënë dhe pritet të lë në shumë fusha, e parasegjithash në ekonomi, bujqësi, shëndetësi dhe në familjet me asistencë sociale.

"Konsiderojmë se pakoja jonë financiare do t'i dalë në ndihmë bizneseve të vogla dhe të mesme, ekonomive bujqësore, familjeve me asistencë sociale, sektorit të shëndetësisë dhe studentëve.Realizimi i kësaj pako financiare është i mundshëm duke u nisur nga fakti se veç janë të siguruara rreth 24.000.000 dinarë donacion nga Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, dhe duhet të sigurohen edhe 24.000.000 dinarë nga të hyrat vetanake të komunës, dhe kjo është e mundshme duke tërhequr nga realizimi i ndonjë projekti që nuk është me urgjencë në këtë kohë", thuhet në njoftimin e PD-së.

Sipas këtij njoftimi Partia Demokratike shpreson që pakoja jonë e propozuar financiare të shqyrtohet nga organet komunale dhe partitë politike shqiptare, dhe ne mbetemi të hapur të bashkëpunojmë me të gjitha partitë për miratimin dhe realizimin e kësaj pako financiare.

Masat e propozuara janë si në vijim:

 

Fejzullahu: Provimi i maturës akoma nuk dihet si do të mbahet për 239 nxënës
Kamberi: Ndihma e Kosovës e destinuar, nuk ka nevojë për poenë politik
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration