PD: Degradimi i kuadrove shqiptare, vendim i errët i Komunalisë në Bujanoc
Lokale

PD: Degradimi i kuadrove shqiptare, vendim i errët i Komunalisë në Bujanoc

29.Jul.2019 14:11
0

Partia Demokratike përmes një komunikate për media reaguar ndaj vendimit të ndërmarrjes publike "Komunalia" për kuadrot shqiptare.  

Komunikata e plotë: KOMUNIKATË PËR OPINION RRETH DEGRADIMIT TË KUADROVE SHQIPTARE NGA ANA E N.P. KOMUNALIA

Njoftojmë opinionin e gjërë se pushteti në Bujanoc në muajt e fundit të qeverisjes po vazhdon të ndërmarr masa diskriminuese ndaj kuadrove shqiptare. Në kohën kur qytetarët po përballen me mungesën e ujit të pijshëm, me problemet e grumbullimit të mbeturinave në kohën e duhur, e shumë probleme tjera, N.P Komunalia sikur të mos ketë punë tjera, nën direktivat e kryetarit të komunës po vazhdon të hakmerret ndaj kuadrove shqiptare, e në mesin e tyre edhe ndaj kuadrove me nivel të kualifikimit superior duke ia ndrruar vendet e tyre të punës e duke i degraduar personalitetet e tyre vetëm se i takojnë Partisë Demokratike.

Se këto vendime të errëta të tyre janë të gabuara e ka dëshmuar edhe Gjykata e Apelit në Nish ku muaj më parë kishte anuluar një vendim të N.P. Komunalia dhe kishte kthyer nëpër vendet e tyre të punës të gjithë punëtorët e dëmtuar, e që e detyronte ndërmarrjen në fjalë që t'ia paguajë dëmshpërblimet punëtorëve që kapin vlerën disa milionëshe. Sikur të mos mjaftonte kjo, ata edhe sot bënë shkelje të rëndë duke e futur edhe më shumë ndërmarrjen e tyre në probleme financiare, vetëm që të hakmerren ndaj anëtarëve të PD-së.

Derisa ky pushtet nuk po mund të gjejë zgjidhje për papunësinë e madhe, e sidomos për të rinjtë që çdo ditë e më shumë po largohen nga komuna e Bujanocit, për më keq po ia humb rinisë motivin për të punuar duke i degraduar ata tej mase me ndrrim të vendeve të punës, dhe duke i zëvendësuar ato vende me punëtorë të komunitetit serb.

Dështimet e N.P Komunalisë dhe këtij pushteti nuk mund të përmirësohen me shuarjen e vendeve të punës dhe ndrrimin e tyre. Për më tepër, vetëm se po vërtetoni se ju nuk keni ardhur për të punuar "për shqiptarët", por me keq qeverisjen tuaj po i mbushni xhepat tuaj, madje edhe duke ia vjedhur kafshatën e gojës fëmijëve.

Shërbimi për Informim
29.07.2019

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration