Pazari në çarshinë e Bilaçit, i vetmi në fshatrat e Luginës së Preshevës
Në fshatin Bilaç të komunës së Bujanocit, funksion edhe pazari i vjetër që daton nga kohët e perandorisë osmane por që tani është më pak i frekuentuar.Një numër i vogël i tregtarëve shesin gjësende të ndryshme ushqimore, higjienike dhe artikuj tjerë në çarshinë e fshatit siç dëshirojnë të quajnë banorët e këtij vendi.
Arsim Agushi një shitës ambulant në këtë treg që prej 16 vjetësh, punën e tij e bënë me shumë kënaqësi e vullnet edhe pse ka rënie të shitjes.
“Ka shumë pak shitje dhe interesim tek qytetarët në krahasim me vitet e kaluara çdo ditë e më shumë por unë vij çdo të marte për të shitur në këtë treg”, është shprehur për Titulli.com Agushi.
Edhe banorët e Bilaçit flasin për rëndësinë e pazarit që bëhet nga banorët edhe të fshatrave përreth.
“Në këtë Pazar furnizohen me ushqime edhe banorët e fshatrave tjerë por janë me numër shumë të vogël si dhe produktet të cilat i ofrojnë nuk përmbushin nevojat e blerësve”, theksoi Arsim Xhemaili banorë i fshatit.
Pavarësisht vështirësive të funksionimit të pazarit në Bilaç, ekzistenca nuk rrezikohet asnjëherë sepse është shndërruar në traditë sikur tek shitësit ashtu edhe për banorët./Titulli.com/