Pas zgjedhjeve parlamentare pason regjistrimi i popullsisë në Luginë të Preshevës?
Përfaqësimi i përbashkët i partive shqiptare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare është një vendim i mirë si për komunitetin e tyre kombëtar ashtu edhe për Serbinë, është shprehur për mediat serbe Zoran Stankoviq, kryetari i Trupit Koordinues për Preshevën, Bujanoc dhe Medvegjë, transmeton Titulli.com.
I pyetur Stankoviq se sa hyrja në garën zgjedhore është një garanci se shqiptarët do të marrin pjesë në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, Stankoviq ka thënë se ata kanë bërë dëme në vetë bojkotin.
“ Unë besoj se ata do të marrin pjesë në regjistrimin e vitit të ardhshëm, sepse pasi të shohim numrin e pakicave kombëtare, shteti projekton fondet e buxhetit. Praktikisht, duke hyrë në regjistrim ata do të siguronin burime më të mëdha për komunitetin e tyre”, theksoi Stankoviq, përcjell Titulli.com.
Stankoviç tha se Trupi Koordinues në dhjetor të këtij viti përmbush 20 vite të funksionimi dhe për këtë kohë përveç buxhetit të rregullt në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë janë investuar më shumë se 120 milion euro nga fondet vendore dhe ndërkombëtare./Titulli.com/