Pas vizitës së Ramës, TK e gatshme për vazhdim të dialogut
Lokale

Pas vizitës së Ramës, TK e gatshme për vazhdim të dialogut

13.Nov.2014 10:03
0
Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bisedimeve për përmirësimin e kushteve jetësore dhe të punës, në atë territor të cilat rreth para një viti janë ndërprerë me vendimin e liderëve lokal politik shqiptarë.

Stankoviq duke komentuar qëndrimin e kryeministrit shqiptar Edi Ramës, që Shqipëria „mbështet dhe forcon“ dialogun e shqiptarëve nga ky rajon me Qeverinë e Serbisë për zgjidhjen e problemeve jetësore, para së gjithash në fushën e infrastrukturës dhe arsimimit“, ka theksuar se Trupi Koordinues dhe Qeverisa “janë gjithmonë të hapur për këto bisedime, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Serbisë”.

“Nuk kam pritur që Rama do të shpreh mbështetje të plotë bisedimeve në mes përfaqësuesve të Qeverisë së Serbisë dhe liderëve shqiptarë për çështjet që i përkasin jetës dhe punës jo vetëm të shqiptarëve në territorin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, tha Stankoviq për Tanjug, transmeton portali informativ Titulli.com.

Ai ka rikujtuar se bisedimet kanë filluar me vendimin e Qeverisë së Serbisë, e cila ka miratuar konkluzionet në shtatë pika që sipas tij “mbulojnë të gjitha ato kërkesa të cilat i kanë pasur apo i kanë prej vitit 2001 deri në 2012, kur Qeveria e ka miratuar atë propozim”.

 ”E jona është që ato bisedime t’i vazhdojmë para së gjithash duke pasur parasysh që bisedimet janë ndërprerë (në nëntor të vitit të kaluar) me dëshirën e liderëve shqiptarë“, tha Stankoviq.

Ai ka thënë se “ne gjithmonë kemi qenë të hapur që në një dialog të hapur t’i zgjidhim të gjitha çështjet të cilat liderët shqiptarë i kanë bërë përpara Qeverisë në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve të cilat mbizotërojnë në Serbi”.

Sipas fjalëve të tij, Trupi Koordinues dhe Qeveria janë të hapur për zgjidhjen e të gjitha problemeve dhe në kuadër të “konventave për pakicat nacionale të cilat kanë të bëjnë me të drejtat dhe detyrimet e pakicave kombëtare të një vendi”.

 „Jemi të gatshëm që bisedimet t’i vazhdojmë dhe shpresoj që pas kësaj të gjitha ato kërkesat më të rëndësishme të zgjidhen në bazë të postulateve të cilat i citova më parë, respektivisht respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve të Serbisë“, përfundoi Stankoviq.

Në bazë të bisedimeve të cilat në prezencë të përfaqësuesve të OSBE-së,  në muajin janar dhe shkurt janë mbajtur me përfaqësuesit e shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, Qeveria e Serbisë me 4 qershor të vitit të kaluar ka miratuar konkluzionet në shtatë pika.

Liderët shqiptar kishin kërkua nga Beogradi përfshirje të shqiptarëve në institucionet shtetërore, rimëkëmbjes ekonomike në të tri komunat, përdorimit zyrtar të gjuhës, shkrimit dhe simboleve kombëtare, decentralizimit dhe gjyqësorit, arsimit, kulturës dhe mediave, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale dhe sigurisë dhe masave për krijimin e besimit në atë rajon.

Përfaqësuesit politik të shqiptarëve në Luginë bisedimet i kanë ndërprerë pasi qysh në fillim nuk u arrit decentralizim i gjyqësorit, nduke ndodhur e kundërta, heqja e pjesës më të madhe të sistemit gjyqësor nga Presheva. /Titulli.com/

LILP mirënjohëse ndaj kryeministrit Rama
Komandanti i Luginës që vizitën e Ramës e priti me lot në sy (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration