Pas gjysmë ore dihet se a do të bojkotohen zgjedhjet në Medvegjë
Pas 30 minuta Jonuz Musliu e Leme Xhema vendosin se a do të shkohet në zgjedhje në Medvegjë apo do të bojkotohet ato.Kështu ka thënë Leme Xhema, e cila ka shtuar se për 30 minuta do të konfirmojnë se a do të lirohen 20 autobusët të kalojnë pikë kufitare apo jo dhe në rast se nuk zgjidhet asgjë, atëherë Musliu dhe Xhema do të dalin me një vendim se a do të shkohet në zgjedhje apo do të bojkotohen.
Vlen theksuar se në pikëkalimin kontrullues që po i sjell probleme shqiptarëve për të hyrë në Medvegjë, po qëndrojnë liderët institucional shqiptarë të Luginës, ndërsa të angazhuar për kalimin e kësaj bllokade në vendngjarje janë edhe dy deputetët shqiptarë, Riza Halimi dhe Shaip Kamberi./KP/