Pas Gjilanit, zyre për Luginën edhe në Prishtinë
Lokale

Pas Gjilanit, zyre për Luginën edhe në Prishtinë

08.Jan.2015 10:11
0
Kryetari i Lëvizjes Qytetare "Vatra", Sejdulla Kryeziu, ka bërë me dije se deri ka mesi i këtij muaji do të caktohet koordinatori i cili do ta drejtojë Zyrën për Luginën e Preshevës në Komunën e Gjilanit.

Në këtë bisedë për “Epokën e re”, Kadriu ka deklaruar se kjo do të ketë një koordinator dhe një zyrtar administrativ.

“Ende nuk jemi përcaktuar për koordinatorin e kësaj zyre. Ende nuk kemi dalë me emra, por së shpejti do të dalim me emra konkretë. Lëvizjes Qytetare ‘Vatra’ i është besuar të caktojë një koordinator dhe një zyrtar. Do të jenë dy zyra në Komunën e Gjilanit, të cilat tashmë janë caktuar. Shpresojë shumë së prej 15 janarit do të fillojmë së vepruari dhe do të caktohen njerëzit”, ka thënë Kadriu.

Ai ka thënë se Zyra e Luginës së Preshevës në Gjilan do të jetë një lloj dritare për qytetarët shqiptarë që jetojnë në atë pjesë. Kadriu ka thënë se nëpërmjet kësaj zyre synojnë të bashkëpunojnë në aspektin kulturor dhe ekonomik me komunat e Luginës së Preshevës dhe me disa të Maqedonisë.

Pas hapjes së Zyrës për Luginën e Preshevës në Komunën e Gjilan, kryetari i Lëvizjes Qytetare “Vatra”, Sejdulla Kadriu, ka vlerësuar se është e domosdoshme që një zyrë e tillë të hapet edhe në Prishtinë, konkretisht në Qeverinë e Kosovës.

“Lëvizja Qytetare “Vatra” do t’i bëjë presion kësaj qeverie që sa më shpejt ta hapë Zyrën për Kosovën Lindore në Prishtinë sepse hapja e një zyre të tillë është e domosdoshme. Kryeministri Mustafa duhet të bëjë gjithçka që sa më shpejt të merret me hapjen e kësaj zyre”, është shprehur Kadriu.

Ai ka thënë se zyrat për Luginën e Preshevës në Gjilan dhe Prishtinë, përpos çështjeve të karakterit kulturor dhe ekonomik, duhet të angazhohen edhe për njohjen e nënshtetësisë së qytetarëve të Luginës që jetojnë në Kosovë. /Titulli.com/

"Saba Bellça": S'na thirrin me i pastru rrugët
Emërohen gjykatës porotë në Bujanoc (dokument)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration