Pas 4 viteve hyn në funksion kolektori i rrjetit të kanalizimit në Bujanoc (foto)
Lokale

Pas 4 viteve hyn në funksion kolektori i rrjetit të kanalizimit në Bujanoc (foto)

20.Nov.2020 16:45
0
Pas 4 viteve kolektori i rrjetit të kanalizimit të qytetit të Bujanocit është lëshuar në funksion. Kjo është bërë pas një përkushtimi dhe pune të palodhshme të drejtorit të Ndërmarrjes Publike "Komunalia" Ruzhdi Halilit me stafin e tij dhe përkrahjen e parezervë të pushtetit lokal.
 
Instalimin e pompave të reja dhe punën që është bërë në këtë kolektor e ka vizituar edhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi për t'u siguruar nga afër se me futjen në funksion të këtij objekti dhe instalimin e tri pompave të reja, reshjet e shiut dhe ujërat e zeza më nuk do të vërshojnë nëpër rrugët e qytetit, por edhe ekonomitë familjare më nuk do ta kenë këtë problem që kanalizimi t'u kthehet në gypa nëpër shtëpitë e tyre.
 
Sipas drejtorit të N.P."Komunalia" Ruzhdi Halili, ky objekt ka një rol shumë të rëndësishëm, sepse përmes pompave të instaluara është në gjendje të përballojë tërë rrjetin e kanalizimit të qytetit dhe përmes mekanizmit të ashensorit të gjitha objektet e ngurta i largon nga puseta e grumbullimit, duke e shtyrë vetëm ujin të shkojë drejtë derdhjes së tij, gjegjësisht bënë pastrimin e rrjetit të kanalizimit nga gjësendet që mund ta bllokojnë atë dhe më pas të vijë deri te vërshimi nëpër rrugë.
 
Kosto e këtij investimi sipas Halilit ka arritur në 2 milionë dinarë dhe për këtë e falemnderon pushtetin lokal ku ka gjetur përkrahje.
 
Halili thotë se me instalimin e pompave dhe futjen në funksion të kolektorit të kanalizimit, gjatë reshjeve të shiut do ta kemi gjendjen ndryshe në rrugët e qytetit nga ajo që kemi parë gjatë këtyre 4 viteve.
 
Me fillimin e punimeve në zgjidhjen e këtij probolemi muaj më parë kolektori ka qenë në gjendje kaotike, pothuajse i tëri i përmbytur nga ujërat fekale që i ka sjellë kanalizimi.
 
Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në komunën e Bujanocit (lexo masat e reja)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration