Partitë shqiptare pro regjistrimit të popullësisë në Luginë të Preshevës
Pas katër takimeve mes kryetarëve dhe përfaqësuesve të partive politike shqiptare që veprojnë në Luginë të Preshevës, sot të gjitha partitë shqiptare janë dakorduar për pjesëmarrje në regjistrimin e popullësisë që do të mbahet në periudhën prej 1 tetor deri 31 tetor 2022.
Ky qëndrim është marrë pas konsultimeve të vazhdueshme me OSBE-në e cila njëherit është edhe garancë për një proces të rregullt dhe të suksesshëm të regjistrimit.
Në krahasim me regjistrimin e vitit 2011, ku shqiptarët kanë bojkotuar pjesëmarrjen në regjistrim, kësaj here kushtet e regjistrimit janë përmirësuar dukshëm dhe kanë ndikuar pozitivisht për pjesëmarrje.
Gjatë ditës së sotme do të publikohet edhe deklarata e plotë e kryetarëve të partive politike për pjesëmarrje në regjistrimin e popullësisë.
Tekst i publikuar në Facebook: