Partia e Çedës fton në respektimin e dëshmorëve të UÇPMB-së
Lokale

Partia e Çedës fton në respektimin e dëshmorëve të UÇPMB-së

02.Jan.2013 13:12
0
permendorjaKëshilli i Partisë Liberale Demokratike (PLD) të Çedomir Jovanoviqit, në Preshevë, kërkon nga forcat progresive intelektuale, që të mos lejojnë kurrsesi të ngrisin tensione dhe konflikte ndërnjerëzore, nacionale, partiake për interesa të ngushta personale, familjare e grupore. “Klasa politike, duke luftuar për pushtet dhe për të mbajtur pushtetin në duart e veta, shërbehet me deklarata, të cilat nuk i përkasin kohës bashkëkohore, dhe se këto kërcënime janë si një lojë fëmijësh, por edhe spekulime të disa gazetarëve, që nuk i kontribuojnë stabilitetit, dhe se ato spekulime ju krijojnë probleme ish pjesëtarëve të amnistuar të UÇPMB-së”, thuhet në kumtesën e PLD-së të nënshkruar nga Kujtim Sadriu, kryetar i këshillit të këtij subjekti në Preshevë. Në këtë kumtesë që e transmeton Titulli, Sadriu ndër të tjera ka thënë se “është e çuditshme, pse bash në kohën kur kanë filluar bisedimet Prishtinë – Beograd, ndodhin këso incidente, nëse dikush nga aleatët i rrinë mbrapa dikujt për vënien e lapidarit është në rregull për të respektuar, apo siç thotë populli për hair na qoftë kjo punë, por nëse dikush qon punën me inat atëherë nuk mund ta kuptoj ate, kur e dimë se inati nuk i sjell askujt stabilitet, paqe e prosperitet”. PLD respekton një përmendore të tillë, të atyre djemve, të cilët dhanë më të shtrenjtën për të drejtat tona. “Lapidari është vendosur, tani nuk ka nevojë për shumë fjalë, por për shumë punë. Nuk di se iniciatorët për vënien e lapidarit a e kanë menduar këtë punë mirë e mirë, nuk di se sa i vlerësojnë emrat e këtyre dhe se a e dinë se këta janë emra të mëdhenj?”, shtron pyetjen Sadriu, duke ftuar në mbrojtjen e një  monumenti të tillë, “mos lejoni që ai të zhgarravitet”. “Nëse e lejoni atëherë ta dini se ata vriten për së dyti herë: si heronj e si dëshmorë. Mua më vjen keq dhe më bren një gjë se prapë do të kenë pasoja për këtë punë ish pjesëtarët e UÇPMB-së, ku ka mbetur edhe një numër i vogël në Luginë, prapë do të arrestohen dhe keqtrajtohen ata e jo këshilltarët e kuvendit komunal dhe liderët partiakë. Prandaj, duhet menduar mirë se Lapidari a është vendosur për të respektuar, apo është vendosur për të manipuluar dhe përfituar e krijuar huti tek qytetarët”, shkruan kryetari i këshillit të PLD-së në Preshevë. Ai matej shpreh brengosjen rreth respektimit të dëshmorëve dhe familjarëve të tyre. “Ne na brengos faktit se gjer më tani nuk kemi vërejtur diku se janë duke u respektuar dëshmorët dhe familjarët e tyre, do të marrë vetëm dy shembuj shumë krenari të lavdërohesh në veprat e Komandant Miratocës, Artan Abazit e Ibrahim Fejzullahut, ku vëllezërit e Artanit jetojnë me punë krahu, dhe bredhin rrugëve dhe nuk kanë qenë në gjendje të punësojnë si referent në administratën komunale asnjë nga subjektet politike që patën pushtet, po ashtu familja e Ibrahim Fejzullahut ka magjistra të artit figurativ bredhin rrugëve, e ndërsa politikanët punësojnë familjarët e tyre me shkolla të mesme. A është ky respekt i dëshmorëve, apo jo?!”, pyet Sadriu. Për situatën e krijuar PLD fton të gjitha subjektet politike në Luginë, të ulen rreth një tryeze të përbashkët dhe të gjejnë një zgjidhje./Titulli.com/
Komunalia tre muaj pa rroga, ngrihen tensionet
Konçul, Bërnjak: IBM-në e zbatojnë por bashkë nuk festojnë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration