Parlamenti Evropian Serbisë: Marrëveshja me Kosovën, e bazuar në njohje reciproke
Rajoni dhe Politika

Parlamenti Evropian Serbisë: Marrëveshja me Kosovën, e bazuar në njohje reciproke

21.Apr.2023 02:13
0

Parlamenti Evropian i ka kërkuar Serbisë që të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën, marrëveshje kjo e cila duhet të jetë e bazuar në parimin e njohjes reciproke.

 

Kështu thuhet së paku, sipas medias serbe N1, në njërën nga pikat e raportit të PE-së për përparimin e Serbisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

“Ne ritheksojmë mbështetjen tonë të plotë për përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, dhe ftojmë Serbinë dhe Kosovën të angazhohen në këtë dialog në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirës, ëligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve të tyre bazuar në parimin e njohjes reciproke në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe pa vonesa të mëtejshme”, thotë njëri paragraf i këtij raporti, transmeton Klankosova.tv.

Raporti bën thirrje për zbatimin e plotë, në mirëbesim dhe në kohën e duhur, të të gjitha marrëveshjeve relevante nga të dyja palët, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në këtë amendament thuhet po ashtu se “besohet se një zgjidhje përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse do të nxisë bashkëpunimin, stabilitetin dhe prosperitetin në rajonin e gjerë”.

 

Aty po ashtu u bëhet thirrje të dyja palëve që të tregojnë lidership dhe të jenë të gatshme për të marrë vendimet e nevojshme që çojnë në përparimin e dialogut dhe pajtimit ndërmjet shoqërive të tyre, dhe theksohet se mjedisi aktual gjeopolitik e bën edhe më të rëndësishëm tejkalimin e trashëgimisë së të kaluarës dhe angazhimin në negociata kuptimplota.

Theksohet se normalizimi i marrëdhënieve është prioritet dhe parakusht për anëtarësim në BE.

“Angazhimi i shtuar i të dyja palëve pranohet dhe qeverive të Serbisë dhe Kosovës u kërkohet të përmbahen nga çdo veprim që mund të dëmtojë besimin ndërmjet palëve dhe të rrezikojë vazhdimin konstruktiv të dialogut”, thuhet në raport.

Gjithashtu kujtohet se “përmbajtja nga retorika e luftës dhe një qasje agresive e politikës së jashtme ndaj vendeve fqinje është një parakusht për normalizimin e marrëdhënieve rajonale”.

Të gjitha veprimet që kërcënojnë stabilitetin dhe vënë në pikëpyetje procesin e pajtimit dënohen ashpër.

“Ka shqetësim të thellë për tensionet në veri të Kosovës dhe të shtënat e papranueshme në prag të Krishtlindjeve ortodokse dhe disa incidente të tjera të dhunshme drejtuar serbëve në Kosovë. Dënohet ndalimi arbitrar i politikanes Rada Trajkoviq në vendkalimin e Merdares në dhjetor 2022 dhe bëhet thirrje për hetime transparente dhe të plota të këtyre incidenteve dhe ftohen autorët para përgjegjësisë. Kujtohet përgjegjësia e përbashkët për paqen dhe sundimin e ligjit të të gjithë njerëzve në Kosovë dhe shprehet shqetësimi për akuzat për rolin e grupeve të organizuara kriminale që veprojnë në veri të Kosovës dhe lidhjet e tyre të pretenduara me strukturat shtetërore në Serbi”, thuhet në raportin e PE-së për Serbinë.

Theksohet se “dështimi për të zgjidhur në mënyrë efektive tensionet në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës rrit rrezikun e destabilizimit në rajon”

Vuçiq: Fillimisht formimi i Asociacionit me kompetenca thelbësore, nuk ka lojë rreth kësaj
Hill ndau me kryetarin e Parlamentit serb shqetësimin e SHBA-së për Rusinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration