Parlamenti do të konstituohet më 16 prill
Lokale

Parlamenti do të konstituohet më 16 prill

09.Apr.2014 12:25
0
Seanca konstituive e Parlamentit të Serbisë do të mbahet më 16 prill në orën 16h ka njoftuar të mërkurën parlamenti. Deputetët e zgjedhur në zgjedhjet e 16 marsit për herë të parë do të mblidhen në ndërtesën e parlamentit. Përbërja e re e Parlamentit në këtë mbledhje do të duhej që të vërtetojë mandatin e deputetëve të rinj dhe të zgjedhë kryetarin dhe nënkryetarin e Parlamentit, si dhe të emërojë sekretarin gjeneral, anëtarët e trupave punuese dhe të delegacionit të përhershëm parlamentar. Partia Përparimtare Serbe në këto zgjedhje ka fituar 158 nga 250 deputetë, koalicioni SPS-PUPS-JS do të ketë 44 mandate, Partia Demokratike 19 dhe Partia e Re Demokratike 18 deputetë. Në mesin e partive të pakicave, Koalicioni i Hungarezëve të Vojvodinës do të ketë 6 ulëse, SDA nga Sanxhaku tre, ndërsa subjekti politikë shqiptarë, Partia për Veprim Demokratik do të ketë dy deputetë, Riza Halimin e Shaip Kamberin./Titullic.com/
Ndihmë juridike falas në Bujanoc
Bujanoc: Përfiton shtëpinë e re, ja urimi i familjarit ndaj bamirësve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration