Bujanoc: Përfiton shtëpinë e re, ja urimi i familjarit ndaj bamirësve
Lokale

Bujanoc: Përfiton shtëpinë e re, ja urimi i familjarit ndaj bamirësve

08.Apr.2014 21:11
0
Në Bujanoc sot ka filluar rrënimi dhe mëpas do të ndërtohet shtëpia e re e familjes Beqiri, nga aksioni i ndërmarrë i Fondit Humanitar të Kosovës Lindore (FHKL) me seli në Zvicër  Familja Beqiri është në mesin e atyre familjeve me kushte të rënda që kanë përfituar nga aksioni humanitarë për ndërtimin e 100 shtëpive. Për të gjithë ata që në mënyra të ndryshme janë pjesëmarrës në aksionin e ndërtimit të shtëpive për këto familje në nevojë, familjari i Selami Beqirit, Bekim Beqiri,  në emër të kësaj familje i ka dërguar portalit informativ Titulli një letër që publikohet për të falënderuar këta njerëz me zemër të madhe. Më poshtë keni falënderimin e familjes Beqiri, me kryefamiljar Selami Beqirin.  (Foto: ilustrim) ****************************************************************************************************************************************************************  Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit! Sot, është ditë gëzimi për familjen Beqiri, e në veçanti për pronarin Selami Beqiri me familjen e tij të ngushtë, pas shumë viteve që i kaluan në shtëpinë e vjetër e cila as për së afërmi nuk i plotësonte kushtet për banim, sot më datë 08.04.2014. fillon rrënimi i shtëpisë së vjetër dhe inshAllah edhe sa më shpejtë ndërtimi dhe finalizimin e kësaj shtëpie duke lutur Allahun që t'na lehtësoj punën dhe t'na mundësoj që këtë punë të filluar ta përfundojmë duke qenë Allahu i kënaqur me ne. Si familjar nuk mund ta mshefi as gëzim e as lotët, një punë që është vështirë ta përshkruash me fjalë, vetëm ato familje që fituan të drejtën e ndërtimit të shtëpive din ta përshkruajnë këtë ndjenjë të veçantë që rrallë herë ndodhë në jetën tonë. Një ëndërr e kamotshme e shumë familjarëve, e shumë skamnorëve të cilët jetonin vetëm nën mëshirën e Allahut, kur shpresat e tyre u shuan, kur edhe ëndrrat për kulm mbi kokë  filluan të shuhen, kur mbështetja nga institucionet u harrua, kur familjarët që ndanin kafshatën e gojës na harruan, kur solidariteti nga njerëzit e mirë filloj të zbehet...me të vërtetë jetë e rëndë, ndoshta edhe e pa përballueshme, mezi arrihet të kalohet muaji, pa punë pa financa, pa familje, pa ndihmën e askujt, ndoshta pa asgjë në kuptimin e fjalës dhe të jetës. Dhe pikërisht kur ne menduam se u harruam nga të gjithë, pa dallim, kur ne menduam se për ne më nuk ka shpresë, se një ditë edhe ne ti gëzohemi dhe të jetojmë të lumtur në shtëpitë tona me familjarët tonë, në shtëpitë e reja dhe ku gjithçka e re, ku edhe jeta do te filloj nga fillimi, ku çdo mëngjes të zgjohemi me buzëqeshje tona familjare, ku fëmijët tan më nuk do të ndihen të nënçmuar nga fëmijët tjerë se jetojnë në shtëpi të vjetër e të pa banushme, kur zonjat (gratë) nuk do të ndihen keq kur vin mysafirët për shkak se shtëpisë i vie era e keqe. Kur të gjitha shpresat u shuan, në këto moment të vështira të jetës sonë, papritmas dhe befasi, njerëzit e vullnetit të mirë, njerëzit që ja din më së miri vlerat këtij vendi,  tubohen bashkërishtë në një vend, duke i bashkuar forcat financiare dhe marrin vendim për ndërtimin e 100 shtëpive me moton: të ndihmojmë, të shpëtojmë, të parandalojmë, e këta njerëz të vullneti të mirë janë, kryesia dhe anëtarët e Fondit Humanitarë të Kosovës Lindore. Ndoshta fjalët do të jetën të pakta për ta shpreh falënderimin ndaj këtyre njerëzve e në veçanti organizatorëve, një punë që pak kush nga ne e kishte filluar, një punë me mund dhe me sakrificë të madhe, këta njerëz lan gjithçka mënjanë vetëm e vetëm për ti dal në ndihmë njerëzve. Nëse të gjitha familjet qe përfituan ndërtimin e shtëpive nga kjo iniciativë, po edhe ne të gjithë që jetojmë këtu, ti dërgoj nga një falënderim është pak, çka do që ne bëjmë për këta njerëz është pak,  sepse iniciativa e tyre ka karakter moral, kombëtare e mbi të gjitha fetarë. E përfundojë këtë shkrim (falënderim) me një Lutje tek Allahu xh.sh: O Allah, na lehtëso punët në realizimin e këtij projekti, O Allah, shpërblej me të mira në këtë botë dhe në botën tjetër gjithë njerëzve që kontribuuan për fillimin e ndërtimit të 100 shtëpive. O Allah, iniciatorëve të këtij projekti shpërblej me të mira në këtë botë dhe në botën tjetër, jepju bereqet në bizneset e tyre, ruaj ata nga çdo e keqe që i kanoset, udhëzoj dhe fali ata, prindërit e tyre, fëmijët e tyre dhe gjithë farefisin e tyre. O Allah, ashtu siç na mundësuan ndërtim e shtëpive në këtë botë, mundësoja o Allah atyre rehati në familjet e tyre në këtë botë dhe në botën tjetër dhe  ndërtoja nga një shtëpi në Xhenet. O Allah të lutem Ty me cilësitë e larta dhe me emrat e bukur që i ke, shpërblej këta njerëz me të mirat e kësaj bote dhe me të mirat e botës tjetër. Amin. Bekim Beqiri
Parlamenti do të konstituohet më 16 prill
Lirohet i arrestuari Arbër Ibrahimi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration