“Parku i paqes” në Tërnoc kushtoi afro 6 milion dinarë
Drejtoria për Investime Kapitale e Komunës së Bujanocit, në fshatin Tërnoc e ka shndërruar ish deponinë e egër në një shëtitore me standarde evropiane.
Projekti ka kushtuar rreth gjashtë milion dinarë, ndërsa ky vend është emëruar “Parku i Paqes”, në shenjë përkujtimi të 31 marsit të vitit 1999, kur forcat ushtarake serbe dhunshëm kishin detyruar banorët shqiptarë të dilnin nga shtëpitë e tyre në këtë pjesë.
Sot ky vend duket ndryshe, kështu ka vlerësuar Enver Ramadani, nga Drejtoria për Investime Kapitale e Komunës së Bujanocit, shkruan Titulli.com.
I kënaqur për investimin e komunës është shprehur edhe kryetari i Bashkësisë Lokale në Tërnoc, Mustaf Alishani.
“Duke kujtuar te kaluarën që shënoi ketë vend, shprehet edhe i kënaqur për projektin.”, tha një banorë i këtij fshati Qahil Hiseni.
Fshati Tërnoc është vendbanim i madh shqiptarë në komunën e Bujanocit, në bazë të statistikave të regjistrimit të popullatës në vitin 2002, kishte 11 mijë banorë etnik shqiptarë.
Mirëpo kushtet ekonomike, politike dhe ato të sigurisë kanë detyruar që më se 70% e banorëve të Tërnocit të jetojnë larg vendlindjes, në mërgim por edhe në republikën e Kosovës./B.R/Titulli.com/