Paralajmërohet përkeqësim i situatës me COVID-19 në Serbi, kur janë të detyrueshme maskat (lexo deklaratën zyrtare) ?
Lokale

Paralajmërohet përkeqësim i situatës me COVID-19 në Serbi, kur janë të detyrueshme maskat (lexo deklaratën zyrtare) ?

19.Oct.2020 08:08
0

Rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19 së fundi pati edhe në Serbi dhe si pasojë e kësaj, është bërë e ditur se ekziston potencial i madh që situate të përkeqësohet.

Imunologu, Srdja Jankoviq ka deklaruar se rreziku është mëse i qartë dhe se situate mund të përkeqësohet e për këtë arsye u ka bërë thirrje qytetarëve dhe autoriteteve të zbatojnë masat në mënyrë sa më rigoroze dhe në mënyrë të vazhdueshme. 

Epidemiologu nga shtabi emergjent i krizave,  Predrag Kon ka paralajmëruar se nëse qytetarët nuk mbajnë maska mundë të vie deri te masat e mbylljes dhe se në fund të javës mundë të jetë situatë e jashtëzakonshme, shkruan BBC në serbisht transmeton Titulli.com.

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi u konfirmuan 214 raste të reja me COVID-19, ndërsa u shënuan dy vdekje ndërsa nga fillimi i epidemisë janë regjistruar me Covid-19 35.946 qytetarë dhe kanë vdekur 774.

Nga shtabi emergjent i krizave u njoftua se maskat janë të detyrueshme edhe në ambientet e hapura ndërsa pak më vonë qeveria e Serbisë sqaroi se vendimi është rekomandim.

 

"Mbajtja e maskave në vendin tonë është e detyrueshme në të gjithë ambientet e mbyllura dhe të hapura nëse jeni duke pritur në radhë kur nuk është e mundshme mbajtja e distancës prej 1.5 m", ka thënë Darija Kisiq Topavceviq nga shtabi emergjent i krizave .

Duhet kujtuar që situatë e ngjashme është thuajse në cdo vend të rajonit por edhe më gjerë./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration