Paralajmërohet aplikim për projekte të përbashkëta Bujanoc-Preshevë (video)
Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani është pritur nga kryetari i komunës së Bujanocit dhe të dytë kanë paralajmëruar aplikime për projekte të përbashkëta komunale.
Postimi i plotw nw Facebook nga Ardita Sinani:
Sot, së bashku me kryetarin e Komunës së Bujanocit, z.Nagip Arifi u bashkërenduam për aplikim ndërkomunal për përmbylljen e projektit të deponisë së përbashkët.
Me këtë projekt me fonde evropiane, përpos eliminimit përfundimtar të deponisë së egër në Karadakun e Preshevës dhe të deponive të tjera ilegale, komuna jonë do të jetë bashkëpjesëmarrëse në funksionimin e stacionit të transferimit, në një vend të reciklimit të mbeturinave.
Duke qenë në një distancë prej 26 km, komuna jonë është në përputhje me rekomandimet e strategjisë nacionale për shfrytëzimim e përbashkët të këtij transferstacioni në Bujanoc.
Me këtë projekt të përbashkët, komunat e Preshevës dhe Bujanocit zvogëlojnë edhe shpenzimet vetanake operative, meqë secila komunë do ta ketë stacionin e vet të transferimit, me shfrytëzim të përbashkët të këtij transferstacioni.
Ky projekt është i një rëndësie jetike për të dy komunat. Si për mjedisin, ashtu edhe për shëndetin.
Kur bashkojmë forcat jemi më të mirë!
Se Bashkë është më e mundshme!
Video: Deponia Bujanoc Presheva