Pandemia me Covid-19: Parashikohet kthim në normalitet deri në korrik të vitit 2021
Lokale

Pandemia me Covid-19: Parashikohet kthim në normalitet deri në korrik të vitit 2021

15.Mar.2021 07:55
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës me shumë mundësi do t’i kthehen normalitetit deri për Ditën e Pavarësisë më 4 korrik. Është ky skenari më optimist i dëgjuar nga një ekspert i lartë si Anthony Fauci, sipas të cilit në vend janë të gjitha mundësitë për të vaksinuar të gjithë popullin.

Por, sikurse njoftoi ai për mediat, një sërë masash të tjera duhet të ngrihen në mënyrë që mos të ketë një rritje tjetër të infektimeve që do ta shtynin më tej në kohë një parashikim të tillë.

Guvernatorët e disa shteteve kanë filluar të lejojnë bizneset të rifillojnë funksionimin normal dhe u kanë thënë banorëve në shtetet e tyre se nuk janë më të detyruar të mbajnë maska në publik.

Dr. Fauci tha në disa intervista se ai beson se Shtetet e Bashkuara do të kenë doza të mjaftueshme deri në fund të majit që çdo amerikan që dëshiron të mund të vaksinohet.

Shtetet e Bashkuara po përshpejtojnë ritmin e vaksinimeve të koronavirusit, me një shifër të lartë prej tre milionë injeksione të shtunën./a2cnn/

Epidemiologu Kon: Duhet masa më të ashpra në minimum 14 ditë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration