“Panairi potencial i investimeve”, të ftuar edhe bizneset e Luginës
Lokale

“Panairi potencial i investimeve”, të ftuar edhe bizneset e Luginës

21.Mar.2013 14:47
0
Në Beograd më 25 prill do të mbahet “Panairi potencial i investimeve” në të cilën janë ftuar edhe ndërmarrjet nga komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Ky panair është organizuar nga Trupi Koordinues si dhe Oda ekonomike e Serbisë, përfaqësuesit e të cilave të hënën (25 mars) në orën 11h do të mbajnë një takim konsultativ me ndërmarrësit e interesuar për pjesëmarrje. Për ndërmarrësit e interesuar nga komuna e Preshevës dhe Bujanocit prezantimi do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal në Bujanoc, ndërsa për komunën e Medvegjës në sallën e Kuvendit komunal të kësaj komune. Të interesuarit duhet të mbushin formularët përmes së cilëve aplikojnë për pjesëmarrje në panair duke e dërguar aplikacionin në adresën marketing@pks.rs. Aplikacionin si dhe informacione shtesë të interesuarit mund të marrin në web faqen e Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të Odës ekonomike të Serbisë dhe në web faqen e Zyrës për zhvillim lokal ekonomik të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Formularët për aplikim: KLIKO
Reagim ndaj ftesave për evidentim të shqiptarëve në Ushtrinë e Serbisë
Shqiptarët e Luginës ftohen për evidencë në Ushtrinë e Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration