Pako e 3-të financiare: 60 euro për qytetarët e moshës madhore, 110 euro për pensionistët
Lokale

Pako e 3-të financiare: 60 euro për qytetarët e moshës madhore, 110 euro për pensionistët

23.Feb.2021 12:56
0

Qeveria e Serbisë më 11 shkurt e ka miratuar paketën e tretë të ndihmës financiare për ekonominë dhe qytetarët, me vlerë 249.4 miliardë dinarë, në mënyrë që të zbuten efektet negative të pandemisë së virusit korona.

Dy paketat e mëparshme të ndihmës janë konsideruar të suksesshme, në kohë, të menduara mirë, dhe se ekonomia tregoi “qëndrueshmëri” dhe se investitorët e huaj vazhduan të investojnë dhe të punësojnë punëtorë.

Së bashku me dy paketat e mëparshme, ndihma totale shtetërore për ekonominë dhe qytetarët do të jetë 953 miliardë dinarë, ose tetë miliardë euro.

Në bazë të këtij vendimi të gjithë qytetarët e moshës madhore këtë vit do të marrin ndihmë nga buxheti i shtetit në shumë prej 60 euro, ndërsa pensionistët nga 110 euro.

Për personat e moshës madhore pagesa e parë prej 30 eurove në ndihmë do ti paguhet në maj ndërsa e dyta në nëntor.

Ndërsa pensionistët do të marrin edhe nga 50 euro të tjera deri në fund të këtij viti, gjegjësisht 110 euro në total, duke llogaritur edhe 60 eurot që do ti marrin sikurse të gjit qytetarët e tjerë.

Qytetarët që duan ta marrin ndihmën do të duhet të aplikojnë vetëm një herë, ndërsa aplikimet do të fillojnë të në muajin Prill, ndërsa fillimi i pagesave është planifikuar nga 8 Prilli.

Të punësuarit në ndërmarrjet mikro, të vogla, të mesme dhe të mëdha do të marrin ndihmë shtetërore me paketën e tretë nga  gjysmë page minimale për tre muaj, mars, prill dhe maj.

Ndihmën financiare prej gjysmë page minimale do ta marrin rreth 1.4 milion punëtorë, nga të cilat 300,000 njerëz janë të punësuar në kompani të mëdha.

Kompanitë aplikojnë për ndihmë për pagën minimale çdo muaj dhe nuk kanë të drejtë të pushojnë nga puna më shumë se dhjetë përqind të punonjësve tre muaj pas pagesës së fundit.

UDSH dorëzon listën për zgjedhjet e parakohshme lokale në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration