Pajaziti: Viti 2019,  ishte një qeverisje e dështimit dhe e skandaleve në komunën e Bujanocit?
Lokale

Pajaziti: Viti 2019, ishte një qeverisje e dështimit dhe e skandaleve në komunën e Bujanocit?

24.Dec.2019 10:36
0

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti duke folur për qeverisjen aktuale se çfarë është punuar për vitin 2019 në një deklaratë për Titulli.com tha se se ka qenë viti i “dështimit” dhe “skandaleve”. 

Sipas tij kjo gjë është dëshmuar edhe me subvencionimet në konkurse që janë ndarë në baza partiake. 

Pajaziti theksoi se përfituesi më i madh në këtë qeverisje ka qenë partia e Stojança Arsiq duke shtuar se dëshmia më e mirë e “dështimit” është edhe bllokimi i shpeshtë i xhirollogarisë së komunës së Bujanocit. 

“Ishte një qeverisje e dështimit dhe e skandaleve. Qeverisje e punëve shkel e shko, e ngecjeve dhe e mos zhvillimit. Jo vetëm gjate këtij viti por nga viti 2016 ky pushtet ka shërbyer për klientelizëm partiak dhe klanor. Kjo është dëshmuar edhe me pak ato subvencionime dhe konkurse, ku përfituesit kanë qenë kryesisht njerëz të pushtetit apo të cilët janë në afërsi me të. Ka dyshime se në disa segmente të pushtetit janë bërë edhe keqpërdorime, ku dëmtuesit janë palët të cilëve iu janë kryer shërbime. E keqja më e madhe është se partneri i koalicionit, subjekti i Stojança Arsiqit është përfituesi më i madh gjatë kësaj qeverisje. Me dinakëri ai ka arritur që të realizoj projekte në vendbanimet serbe, kurse privilegjet i kanë gëzuar edhe njerëzit e afërm me të. Bllokimi i shpeshtë i xhirollogarisë rrjedhëse është dëshmi më e mirë se pushteti në këtë vit ka dështuar në tërësi, kurse efektet u shfaqën edhe tek bujqit të cilët mbeten me “gishta ne gojë”, deklaroi Pajaziti. 

Ai përmend edhe Shtëpinë e Shëndetit që sipas tij është bërë diskriminim ndaj shqiptarëve jo vetëm në kuadro, por edhe tek pacientët, shkruan Titulli.com.   

“Shtëpia e shëndetit është tregim në vete, ku diskriminimi ndaj shqiptarëve është vërejtur më së shumti. Jo vetëm në kuadro, por pacientët tanë kanë qenë të dëmtuar edhe nga mungesa e ofrimit të shërbimeve. Dështim total ka qenë edhe Komunalia. Qytetarët s’e kanë harruar mungesën e ujit për pije dhe kundërmimin e mbeturinave që mbesin rrugëve për ditë të tëra”, tha Pajaziti. 

Kryetari i APN-së për Bujanoc kur vjen fjala për vitin 2020 tha se pushteti aktual do nis projekte në infrastrukturë, por dështimi 4 vjeçar sipas tij nuk mund të mbulohet.    

“Edhe vitin 2020 kjo qeverisje nuk besoj se do ta fillojë mbarë. Do të ketë tentime t’i hidhet pluhur syve tek popullata. Me siguri se në pjesën e parë të vitit pushteti do të nis projekte infrastrukturore dhe do të shpall konkurse, me qenë se ky është vit zgjedhor. Por dështimi 4 vjeçar nuk mund të arsyetohet me dy muaj eufori. Qytetarët me siguri se do ta identifikojnë këtë tentim për përfitime elektorale dhe do të dinë ta dënojnë këtë pushtet për keqqeverisje. Por, pas zgjedhjeve ditë të mira do të vijnë për Bujanocin, dhe se pjesa më e madhe e vitit 2020 do të jetë më e ndritshme për qytetarët, me APN-në si bartëse e pushtetit të ri lokal”, u shpreh Pajaziti./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration