Paguajeni borxhin, ju paraprinë shkyçja e rrymës elektrike
Qendra rajonale "Jugoistok" Nish njofton klientët se është në proces paralajmërimi para shkyçjes së energjisë elektrike nëpër shtëpi. Gjithashtu në proces është edhe shkyçja e energjisë elektrike për klientët të cilët nuk i paguajnë faturat që janë në kategorinë e ekonomisë.“I lusim të gjithë borxhlit që në afat sa më të shkurt të paguajnë obligimet e tyre, që t’i ikin shkyçjes së energjisë elektrike si dhe harxhimeve për kyçje. I’u kujtojmë, në rast se nuk e paguajnë borxhin në kohë të çojnë në ekzekutimin e detyruar për borxhin që është mbledhur”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie për distribuim të energjisë elektrike në Serbi, rajoni jug-lindje, transmeton Titulli.com.
Me fillimin e sezoni të të ngrohjes fillojnë edhe harxhimet më të mëdha të e energjisë elektrike, si rezultat janë edhe faturat më të shtrenjta.
“Jugoistog”, që vepron edhe në Luginë të Preshevës, apelon qytetarët që të shlyejnë të gjitha obligimet e mbetura për periudhën e më hershme verore, që në prag të dimrit të mos mbetni pa energji elektrike. /Titulli.com/