Pacolli: Serbia prishi marrëveshjen për lëvizjen e lirë, ndërkombëtarët duhet të reagojnë
Lokale

Pacolli: Serbia prishi marrëveshjen për lëvizjen e lirë, ndërkombëtarët duhet të reagojnë

24.Jul.2015 00:18
0
Vetëm 12 orë para se të fillojë zyrtarisht, zbatimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë, mes Kosovës e Serbisë, kjo e fundit e ka anuluar atë, duke e prishur marrëveshjen, ka bërë të ditur për "˜Zërin', Rrahim Pacolli, nga Shoqata e Kompanive të Sigurimeve, po ashtu pjesë e delegacionit teknik të bisedimeve Prishtinë "“ Beograd.

Një muaj më parë, palët Kosovë – Serbi kanë arritur marrëveshjen për lëvizje të lirë, që do të thotë kosovarët të lëvizin lirshëm me tabela KS dhe RKS nëpër Serbi, dhe me sigurimin e njëjtë që kanë kaluar edhe për Maqedoni, Shqipëri e Mal të Zi.

Data që kjo marrëveshje të hyjë në fuqi, ka qenë 24 korriku (nesër), me ç’rast shumë qytetarë të Kosovës janë përgatitur që të kalojnë kufirin për Serbi, qoftë për transit apo për arsye tjera.

Sidoqoftë, para pak çastesh, Serbia ka anuluar këtë marrëveshje.

Pacolli thotë për ‘Zëri’, se me të marrë lajmin, e ka bërë publik, për shkak që të informohet qytetari dhe të i shmang kaosit që mund të ndodh në kufi.

“Jam shumë i brengosur me këtë qasje të Serbisë. E kanë anuluar marrëveshjen vetëm 12 orë para se ajo të fillojë së zbatuari. E kam bërë publike menjëherë, që qytetarët ta kuptojnë dhe I shmangemi ndonjë kaosi në kufi me Serbinë, pasi që shumë qytetarë të Kosovës tashmë janë përgatitur që të udhëtojnë në atë drejtim”, tha Pacolli për ‘Zërin’.

Ai shtojë se me këtë rast duhet të reagojë Brukseli, si palë e tretë ndërmjetësuese në bisedime, të cilën qeveria e Kosovës e ka lajmëruar menjëherë.

Sipas Pacollit, arsyetimi i palës serbe, është se nuk janë përgatitur ende teknikisht për të zbatuar marrëveshjen.

“Kjo është lojë me qytetarin e Kosovës. Beogradi nuk mund të vazhdojë kështu, ajo ka nënshkruar marrëveshjen, dhe për këtë është garancion Brukseli”, tha më tej Pacolli. /Titulli.com/

"Amëza e Shqiptarëve në Serbi" qëndron në Bujanoc
Politika, shkak i dështimit të privatizimit në Luginë! (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration