Lokale
Konçuli dhe Dobrosini pa rrymë, pengesë minat
Fshati Dobrosin dhe Konçul në komunën e Bujanocit kanë mbetur pa rrymë, pasi që një zjarr ka djegur shtyllat elektrike që ishin në fushën e minuar, tha shefi i Drejtorisë për situata të jashtëzakonshme në Vranjë, Drakce Stanojkoviq.
Stanjokoviq tha se shtyllat nuk mund të ndërrohen derisa ekipi për çminim të mos pastrojë terrenin, sikurse që ekipet e Elektrodistribuimit në Vranje kanë ndërruar dy shtylla tek të cilat kanë mundur të vijnë.
“Ekipi Elektrodistribuimit nga Vranja i kanë ndërruar dy shtylla deri të cilët kanë mund të vijnë, ndërsa më shumë nuk kanë guxuar të ecin pasi që terreni nga kalojnë linjat e tensionit të ulët është i shënuar si jo i sigurt”, ka thënë Stanojkoviq, transmeton Titulli.
Departamenti për situate të jashtëzakonshme në Vranjë, dje i ka dërguar një kërkesë Qendrës për çminim dhe Qendrës për situatë të jashtëzakonshme për të çminuar rreth 100 metra hapësirë në terrenin e minuar nga kalojnë shtyllat elektrike në Dobrosin, në mënyrë që elektricistët të mund të futen dhe të bëjnë riparimin.
Zjarri i cili dogji shkurre dhe barin e tharë në terrenin me bomba thërrmuese të pashpërthyera, në mes të fshatit Lluçan dhe Dobrosin në komunë të Bujanocit, është fikur.
Në këtë hapësirë më nuk kujdestarojnë zjarrfikësit, pasi për këtë nuk ka nevojë, ka thënë Stanojkoviq./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!