Përshpejtohet procesi i hapjes së Pikë-Kalimit "Kapi", shkurtohet udhëtimi mes shqiptarëve të Luginës me Kosovën
Ministrja për Dialog me Serbinë, Edita Tahiri në profilin e saj të Facebook ka uruar shqiptarët e Luginës për përshpejtimin e hapjes së pikës kufitare "Kapi" që lidh Kosovën me Serbinë.“Lajm i mirë për shqiptarët e Luginës së Preshevës!- Shkrimi i Edita Tahirit në Facebook
Po përshpejtohet puna për hapjen e Pikë Kalimit Kufitar “Kapi” që do të shkurtojë udhëtimin mes shqiptarëve të Luginës me Kosovën për 100 km.
Sot, Qeveria e Kosoves e ka aprovuar vendimin përfundimtar për shpronësimet për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga ndërtimi i ndërtesave të përhershme të menaxhimit të integruar të kufirit IBM: Pika Kufitare Kapi, Zona Kadastrale Sfircë, Komuna e Kamenicës.
Urime!” ka shkruar ajo në Facebook.