Përmbyllje e suksesshme e aktiviteteve të Shoqatës së Shkrimtarëve "žFeniks" për vitin 2015
Lokale

Përmbyllje e suksesshme e aktiviteteve të Shoqatës së Shkrimtarëve "žFeniks" për vitin 2015

30.Dec.2015 09:38
0
Shoqata e Shkrimtarëve "ž Feniks" që tubon shkrimtarë nga tri komunat tona (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), këtë vit kalendarik e ka përfunduar me sukses, duke i realizuar të gjitha aktivitetet e parapara me statut të Shoqatës, madje edhe i ka tejkaluar, kjo falë angazhimit të anëtarëve të Shoqatës në kryerjen e aktiviteteve që e përthekojnë këtë Shoqatë, shprehet për Portalin Titulli.com, kryetari i Shoqatës Bilall Maliqi.

Ai më tej shpalosi të gjitha aktivitetet të cilat janë zhvilluar gjatë vitit 2015.

„Jam i kënaqur unë si kryetar dhe të gjithë anëtarët e Shoqatës sonë me aktivitetet e zhvilluara, të cilat kanë reflektuar në përmbushjen e kërkesave bazë të statutit të Shoqatës“,thotë Maliqi. 

Përveç orëve letrare të cilat janë të parapara me statut, të cilat duhet të jenë 10 orë brenda vitit, këtë vit sipas kryetarit janë tejkaluar. 

„Në bazë të statutit i kemi të parapara dhjetë orë letrare t’i mbajmë nëpër shkolla të Luginës dhe më gjerë, këtë vit i kemi tejkaluar duke i mbajtur 12 orë letrare, të cilat kanë pasur efektin pozitiv në nxitje të krijuesve të rinj të merren aktivisht me shkrime“, theksoi Maliqi. 

„Në 12 orët e mbajtura letrare , të cilat janë mbajtur në kuadër të „Karvanit të Shkrimtarëve të Luginës“, kemi mbajtur, pesë orë letrare në komunën e Preshevës, tri orë në komunën e Bujanocit, katër orë letrare në komunën e Medvegjës. Veçantia e këtyre orëve letrare ka qenë vizita e shkollave të komunës së Medvegjës, ku atje deri më tani asnjë asociacion letrar nuk i kishte vizituar nxënësit. Të gjitha këto shkolla u nderuan nga Shoqata jonë me nga një mirënjohje për bashkëpunim“ tha ai. 

Gjatë këtij viti sipas kryetarit Maliqi, ka pasur edhe botime të librave, përurime të librave dhe pranim të anëtarëve të rinj në Shoqatë. 

„ Në bazë të procesverbalit të Shoqatës së Shkrimtarëve „ Feniks“ kemi organizuar edhe përurime të librave të botuara në kuadër të Edicionit të Botimeve të „Feniksit“, dhe pjesmarrja nëpër aktivitete të shumta, simpoziume e takime të shumta jashtë territorit të Luginës së Preshevës“. Theksoi për Titulli.com, kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve „Feniks“ Preshevë Bilall Maliqi. 

Vlen të theksohet se „Karvani i Shkrimtarëve të Luginës“ për vitin kalendarik 2016, do të nis kah mesi i muajit janar./Titulli.com/

Mirënjohjet satirike për politikën e Luginës gjatë vitit 2015 (foto)
Shefat isufi kampion evropian i boksit, sportist i rrallë nga Lugina në arenën ndërkombëtare (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration