Përkujtohen dëshmorët e UÇPBM-së, zbulohet shtatorja për Shaban dhe Sami Ukshinin
Në fshatin Rahovicë të komunës së Preshevës u mbajt tubim përkujtimorë për të rënët e luftës për liri të UÇPBM-së në të cilën morën pjesë veteran, familjarë, qytetarë dhe përfaqësues të pushteti lokal.“Ky përvjetor i rëndësisë së veçantë është dhe do të mbetet tradicional sepse të rënët për liri janë të pavdekshëm dhe do të jenë gjithmonë në kujtesat tona”, është shprehur Sami Salihu kryetar i kuvendit komunal të komunës së Preshevës, shkruan Titulli.com.
Ndërsa në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit u bë përurimi i shtatoreve të heronjëve Shaban dhe Sami Ukshini të cilët ranë heroikisht në luftën e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë më 14 maj të vitit 200.
“Prej sot, Shaban e Sami Ukshini i bëjnë roje lirisë së Kosovës. Sakrifica e tyre për liri dhe pavarësi, për ne do të jetë frymëzim i përjetshëm. Lavdi e përjetshme jetes dhe vepres së tyre”, ka thënë para të pranishmëve nënkryetari Arbër Ismajli, i cili foli në emër të kreut të Gjilanit, Lutfi Haziri, transmeton Titulli.com.
Pjesë e zbulimit të shatores së Shaban dhe Sami Ukshini ishte edhe Sami Salihu, kryetar i kuvendit komunal të Preshevës i cili theksoi se symbol i rezistencës dhe unitetit kombëtar janë vëllezërit Ukshini.
“Pos mungeës së babait dhe xhaxhait, sot ne ndjejmë një krenari, e cila sadopak na e lehtëson dhembjen”, tha Hikmetja vajza e dëshmorit Shaban Ukshini./Titulli.com/2lonline/