Kryetari i Preshevës Arifi: Nuk e dëgjojë zërin opozitarë, ata nuk janë stratega
Lokale

Kryetari i Preshevës Arifi: Nuk e dëgjojë zërin opozitarë, ata nuk janë stratega

14.May.2018 20:45
0
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi e ka komentuar konferencën e mbajtur nga partitë opozitare sot para objektit të këtij institucioni i cili tha se ata nuk janë shumë stratega.

“Nuk lodhemi ne se çka flasin ata ne kemi ardhur këtu për të punuar e jo për të folur sepse ata na kanë tregu 27 vjet. Për neve është më me rëndësi t’i furnizojmë bujqit dhe ndërmarrësit tonë”, tha mes tjerash Arifi për media, shkruan Titulli.com.

Ai theksoi se nuk e di se çka kanë folur opozitarët por se i uron suksese në këto iniciativa të tyre të diskutimeve publike.

Partitë opozitare shqiptare të komunës së Preshevës kanë mbajtur konferencë për media para objektit të këtij institucioni komunal dhe kanë shprehur një sërë kritikash në drejtim të qeverisjes lokale./Titulli.com/

Përkujtohen dëshmorët e UÇPBM-së, zbulohet shtatorja për Shaban dhe Sami Ukshinin
"Komunalia" do të filloje grumbullimin e mbeturinave edhe në vendbanime tjera të komunës së Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration