Përkujtohen 28 dëshmorët e UÇPMB-së në Zvicër
Lokale

Përkujtohen 28 dëshmorët e UÇPMB-së në Zvicër

16.May.2017 11:15
0
Në Buchs të Zyrihut ën Zvicër u mbajt Akademi Përkujtimore, kushtuar 28 dëshmorëve të UÇPMB-së dhe ky ishte organizim mbahet 17 vite radhazi.

Rafet Ademi, nënkryetar i SHK „Jehona“ me qendër në Zvicër përshëndeti të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë manifestim.

“Përshëndetje të nderuara familje të dëshmorëve, të nderuar bashkëkombas, zonja e zotërinjë. Para se të bëj të hapur këtë Akademi Përkujtimore,

“Përkulem me zemër e shpirt, para dëshmorëve të UÇPMB-së dhe gjithë dëshmorëve të kombit, që kanë rënë në kohëra të ndryshme për të mirën e atdheut, për flamurin kuq e zi.Qoftë kujtimi i përhershëm për gjithë dëshmorët”, tha mes tjerash Ademi.

Ish komandanti i UÇPMB-së, Shefqet Hasani, me disa fjalë i përshëndeti familjet e dëshmorëve si dhe gjithë të pranishmit.

Ai kishte sjellë një tufë lulesh të freskëta duke rikujtuar të pranishmit, se dëshmorët do të jenë lule të përjetshme.

Në këtë manifestim pati edhe një program të pasur kulturor vëllezërit Kuqi nga kanë lindur dhe jetojnë në Zvicër.

Gjithashtu të pranishëm ishin edhe përfaqësues të ndryshëm të shoqatave shqiptare në diasporë dhe përfaqësues të jetës politike nga Kosova në Zvicër./Titulli.com/

Aksion vullnetar në Bujanoc, solidarizohu edhe ti
Pasiguri e shkollimit të maturantëve në Bujanoc, me plane studimi edhe në Evropë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration