Aksion vullnetar në Bujanoc, solidarizohu edhe ti
Aksion për Ramazan" Prej popullit në popull" Të nderuar vëllezër, po afron muaji i shenjtë i Ramazanit, ndaj të tregohemi solidar ndaj njerëzve në nevojë.Një grup i nxënësve të shkollës së mesme"Sezai Surroi" në Bujanoc ka filluar aksionin vullnetar për tubimin e mjeteve financiare me qëllim të shpërndarjes së pakove ushqimore për familjet ë nevojë.
Ky aksion ka për qëllim solidarizimin me familjet në nevojë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit andaj ftohen të gjithë dashamirët dhe ata që kanë mundësinë të ndihmojnë këtë aksion.
Të gjithë të interesuarit për të qenë pjesë e bamirësisë të lajmërohen në numrin e telefoni mobil +381637678725./Titulli.com/