Përfundon trajnimi "Rrethi Rinorë", pozita e të rinjve të avancohet në Bujanoc
Në ambientin e Shoqatës Kulturore Dituria dega në Bujanoc, janë ndarë çertifikata për 17 të rinj të cilët me sukses kanë kaluar programin "Rethi Rinorë" të realizuar nga kjo shoqatë.Gjatë trajnimit morën pjesë 18 nxënës i cili kishte kishte karakter të edukimit dhe është udhëhequr nga trajneri Fismir Jahiu.
Gjithashtu u mbajtë edhe diskutim në temën “E ardhmja e të rinjve në Komunën e Bujanocit” me folës Arta Hasani, psikologe, Rahim Salihu shef i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit, Nexhmendin Ademi drejtor i Shoqatës Kulturore “Dituria”, Drinor Dalipi nxënës me moderator Fismir Jahiu.
Përfundime dhe rekomandimet e nxjerra nga ky diskutim do të ndihmojnë në përmirësimin dhe avancimin e pozitës së të rinjve në komunën e Bujanocit.