Në Bujanoc vetëm 3  gjyqtarë shqiptarë, gjykata për kundërvajtje në Preshevë me 1 shqiptarë
Lokale

Në Bujanoc vetëm 3 gjyqtarë shqiptarë, gjykata për kundërvajtje në Preshevë me 1 shqiptarë

23.Dec.2017 15:53
0
Sipas fjalëve të drejtuesve të organeve gjyqësore, strukturën e personelit të gjykatave dhe prokurorive në tri komunat e jugut të Serbisë, në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, e përbëjnë gjykatës dhe prokurorë të aftë, profesional e mbi të gjitha me përvojë të duhur, të cilët me suskes janë duke zgjidhur numër të madhë të lëndëve dhe i përgjigjen të gjitha kërkesave të qytetarëve të parashtruara ndaj gjyqësorit të këtushëm.

Që puna të kryhet me efikasitet dhe me azhuritet më të madhë, ndihet deri diku mungesa e prokurorëve publik, praktikantëve dhe ndihmësve gjyqësor, procesmbajtësve dhe regjistruesve.

Bojan Millenkoviq, kryetar i Gjykatës themelore në Bujanoc, thotë se në këtë institucion punojnë 11 gjyqtarë, prej tyre 8 janë të përkatësisë nacionale serbe dhe 3 shqiptarë.

- I kemi shtatë gjyqtarë të cilët udhëtojnë dhe se ekziston nevoja për rritjen e numrit të punonjësve në raport me numrin e lëndëve që na parashtrohen për zgjidhje. Përkatësia nacionale e gjyqtarëve nuk është thelbësore. Shumë më qenësorë janë elementet e tjerë në strukturën kadrovike, si aftësia, dinjiteti dhe veçmas kualiteti në punë i secilit gjyqtarë veçë e veçë – thekson Millenkoviq.

Prokuroria themelore në Vranjë është kompetente për komunat Bujanoc dhe Preshevë, me ç’rast ushtruesi i funksionit të prokurorit themelor, fletë për strukturën kadrovike të prokurorisë së Vranjës – njësia në Bujanoc.

- I kemi katër zëvendës të prokurorit publik, prej të cilëve njëri zëvendës është shqiptar që këtu vie nga Presheva. Gjatë vitit 2016 një zëvendës prokuror shqiptar, me kërkesë të tij, është shkarkuar nga funksioni i i prokurorit publik, për shkak të zgjedhjes së tij në funksionin e prokurorit publik në Prishtinë. Është punësuar një mbajtës i procesverbalit i përkatësisë shqiptare dhe dy daktilografë, prej të cilëve njëri është shqiptar i cili udhëton nga Presheva. Nga Presheva udhëtojnë edhe dy bashkëpunëtor prokurorie të përkatësisë nacionale shqiptare, njëri nga ta në këtë detyrë është angazhuar përmes Akademisë gjyqësore – referon Petkoviq.

Në Prokurorinë themelore në Vranjë - thekson ajo – prej pesë zëvendës prokurorëve publik, njëri zëvendës është Shqiptar i cili udhëton nga Bujanoci.

- Me qëllim të arritjes së azhuritetit të plotë në punë, është i domosdoshëm shtimi i numrit të bartësve të funksionit të prokurorit publik edhe për një zëvendës të prokurorit publik. Kemi mungesë edhe të zyrtarëve shtetëror, përkatësisht, kemi nevojë për sistematizimin dhe pranimin e edhe të një regjistruesi dhe të një procesmbajtësi. Sipas strukturës së tanishme kadrovike, prej pesë zyrtarëve të punësuar shtetëror, tre zyrtarë janë me përkatësi nacionale shqiptare – zbulon Petkoviq.

Burhanedin Shaipi, kryetar i Gjykatës për kundërvajtje në Preshevë, thotë se kjo Gjykatë është vendosur në katin e tretë të pallatit, dy katet e të cilit janë të zbrazëta. Para formimit të rrjetit të ri të gjykatave në Serbi, në këto hapësira dikur funksiononte gjykata dhe prokuroria themelore.

- Në Gjykatën për kundërvajtje në Preshevë i kemi 19 punonjës, tre gjyqtyrë dhe 16 punonjës administrate dhe nëpunës të tjerë. Sa i përket strukturës kadrovike ajo përkon me përmbushjen e nevojave të punës së kësaj gjykate. Në raport me numrin e lëndëve të cilët i kemi aktualisht, numri i gjykatësve është i mjaftueshëm. Sa i përket gjyqtarëve që udhëtojnë, të tillë nuk kemi meqë janë me vendbanim në Preshevë – thotë Shaipi.

Sipas tij, e vetmja gjë që i mungon kësaj gjykate është mungesa e një gjykatoreje në të cilën palët do të dëgjoheshin në nivel më profesional.

- Dëgjimi i palëve bëhet nëpër zyra. Me qëllim të përmirësimit të kualitetit të punës në gjykatë, kemi nevojë për praktikant gjyqësor ose ndihmës gjykatës, ndërkohë që nuk kemi prokuror. Kur është bërë rrjeti i gjykatave është rritur numri i punonjësve, mirëpo kemi mungesë të inventarit. Ky që kemi aktualisht është i vjetër andaj kemi nevojë për karrika dhe tavolina për përmirësimin e punës së kësaj gjykate – thekson Shaipi.

Gjyqtarja Snezhana Radojeviq, kryetare e njësisë së ndarë të Gjykatës për kundërvajtje në Medvegjë, thotë se me reformimin e gjyqësorit nga viti 2009, aplikimi i të cilit ka filluar më 2010, gjykatat dhe prokuroritë janë ngarkuar me përgjegjësi të ekuilibruar.

-Kjo do të thotë se të pandehurit kanë qasje në gjykatë sipas vendbanimit, ndërkaq gjyqtarët udhëtrojnë nga një vend në tjetrin, nëse në gjykatën përkatëse, përkatësishtë njësinë e gjykatës në të cilën janë të radhitur, nuk ka numër të mjaftueshëm të lëndëve të reja. Komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë janë në situatë të njëjtë me atë të përshkruar më parë, krahas asaj se në Medvegjë ka problem lidhur me kujdestarinë e gjyqtarëve në njësinë tonë.

Procedura e shkurtuar për personat që shkelin ligjin në territorin e Komunës së Medvegjës, udhëhiqet në selinë e Gjykatës në Leskoc, për dallim nga Gjykatat për kundërvajtje në Preshevë dhe Bujanoc ku kanë kujdestari edhe gjykatësitë në njësitë e ndara punuese – thotë Radivojeviq duke na folur për këtë jologjikshmëri të vogël.

Sa i përket strukturës kadrovike të Gjykatës për kundërvajtje në Leskoc - Njësia e ndarë punuese në Medvegjë, ka gjithësejtë pesë punonjës, sqaron ajo.

- Prej organeve të gjyqësorit në Medvegjë ekziston vetëm Njësia punuese e Gjykatës për kundërvajtje me seli në Leskoc, në të cilin punoj unë si gjyqtare dhe katër punonjës të tjerë . Prej katër të punësuarëve njëri është përkthyes, përkatësisht interpretues për gjuhë shqipe, ndërksa tre të tjerë janë punonjës administrate. Gjykata themelore në Leskoc nuk ka njësit të saj punuese në territorin e Komunës së Medvegjës, e as që ka ditë gjykimi në territorin e kësaj Komune, edhe pse ajo është themeluar për territorin e komunave Medvegjë, Leban dhe Bojnik. Prandaj në këtë pjesë është e mundur të sigurohet së paku një ditë gjykimi në territorin e Komunës së Medvegjës dhe me këtë gjykata të jetë më afër qytetarëve të kësaj komune – thekson Radivojeviq.

Sipas saj, komuna e Medvegjës nuk ka as noter publik, mirëpo i shfrytëzon shërbimet e Aleksandër Islamoviqit, noterit publik i cili është emëruar për territorin e Komunës së Lebanës ndërkohë që i kryen punët e noterit edhe për territorin e komunave Medvegjë dhe Bojnik.

- Po e theksoj se në territorin e Komunës së Medvegjës deri më 1 janar 2010 ka ekzistuar organi i pavarur për kundërvajtje me seli në Medvegjë, në të cilin isha eprore, ndërkaq nga ajo kohë dhe pas reformës së gjyqësorit jemi shëndrruar në njësi e ndarë punuese e Gjykatës për kundërvajtje me seli në Leskoc, për shkak të zogëlimit të numrit të lëndëve, ndërkaq kjo ka ndodhur si pasojë e rënies së numrit të banorëve në Komunën e Medvegjës – thotë Radojeviq.

Gjyqtari Dragan Stankoviq është i pari i Gjykatës për kundërvajtje në Vranjë, organ gjyqësor ky që është kompetent edhe për Komunën e Bujanocit.

- Struktura kadrovike e Gjykatës për kundërvajtje në Vranjë është bërë bërë në pajtim me ligjet dhe rregulloret, ndërsa në njësinë e ndarë punuese të kësaj Gjykate në Bujanoc janë radhitur dy gjyqtarë, njëri prej të cilëve udhëton – thuhet në njoftimin e administratës gjyqësore të Gjykatës për kundërvajtje në Vranjë.

 

Vranjske- Tekstet në kuadër të projektit "Drejtësia në jug" pjesërisht financohen nga donacioni i Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Opinionet, qëndrimet dhe konkluzionet e paraqitura në tekste janë përgjegjësi ekskluzive e portalit Info Vranjske dhe nuk shprehin opinionet dhe qëndrimet e Qeverisë së SHBA-së.

Buxheti i komunës së Bujanocit për vitin 2017 është realizuar mbi 90 %
Përfundon trajnimi "Rrethi Rinorë", pozita e të rinjve të avancohet në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration