Përfaqësues nga Shoqata "DITURIA", vizituan Universitetin "18 Mars" në Çanakala të Turqisë
Një delegacion i Shoqatës Kulturore "DITURIA", qëndroi në vizitë një ditore më 15.maj. 2016 (e hënë) në Universitetin "18 Mars" të Çanakalas të Republikës së Turqisë.Delegacioni nga Lugina e Preshevës u prit nga doç. Dr. AÅŸkın Koyuncu, koordinator i Zyrës për student të huaj dhe ndihmës koordinatori pranë kësaj zyre Zija Shehu. Duke vazhduar vizitën i te prorektori i këtij Universiteti prof. Dr. Suha Ozden dhe Rektori prof. Dr. Juxhel Axher.
Drejtori i Sh.K. "DITURIA", Nexhmedin Ademi i njoftoi nikoqirët për situatën e rëndë ekonomike dhe sociale në vendin tonë.
Ai falënderoi autoritetet e këtij universiteti për interesimin e shtuar për gjendjen e arsimit në Luginë të Preshevës dhe u përmendën modalitetet e mundshme të bashkëpunimit në fushën e arsimit sidomos mundësit që ofron Universiteti i "18 Marsit", për vazhdimin e studimeve themelore dhe postdiplomike.
Autoritetet e këtij Universiteti në krye me rektorin prof. Dr. Yuxhel Axher, shprehën gatishmërinë për të ofruar bashkëpunim profesional në të gjitha fushat ku paraqitet nevoja emergjente, sidomos në fushën e arsimit dhe edukimit.
Shoqata ka bërë njoftimet e nevojshme për maturantët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në Çanakala të Turqisë, gjithashtu u diskutuan mundësit që një delegacion i zgjeruar i qytetit të Çanakalas ta vizitoj Luginën e Preshevës.