Ndihmë teknike falas për përpilimin e biznes planit, zyra për të rinj në Bujanoc
Info biznes qendra e cila është hapur në kuadër të projektit "žMe njohuritë dhe proaktivitetin e të rinjve drejt punësimit" dhe funksionon në kuadër të Zyrës për të Rinj në Bujanoc, do të ofroj ndihmë teknike .“Të gjithë ndërmarrësve të interesuar i ndihmojmë të hapin biznesin e tyre në plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm (përpilimi i biznes planit dhe plotësimi i aplikacionit) për të aplikuar në konkursin publik të shpallur nga komuna e Bujanocit e që ka për qëllim ndarjen e mjeteve për mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm lokal përmes zvogëlimit të papunësisë dhe fuqizimit ekonomik për vitin 2017” thuhet në njoftimin e zyrës për të rinj në Bujanoc.
Të interesuarit mund të lajmërohen në numrin e telefonit 060 36 24 010 ose ne e-mail adresën nermine@gradjanske.org dhe milena.m87@live.com ose të drejtohen drejtpërdrejt në Zyrën për të rinj në Bujanoc (Sheshi Karadjordje Petrovic 7) çdo të hënë dhe të enjte nga ora 10:00 – 14:00./Titulli.com/