Përfaqësues nga Lugina e Preshevës takohen me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi
Një delegacion nga Lugina e Preshevës, e përbërë nga kryetarja e kuvendit komunal të Preshevës , Ardita Sinani, kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe kryetari i Këshilli Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu qëndruan për një vizitë tek presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.Temë e këtij takimi ishte gjendja aktuale se vështirë ekonomike, problemet në fushën e arsimit, bashkëpunimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës me institucionet e Kosovës.
“Respektimi i të drejtave të pakicave është njëri prej kritereve kryesore për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe asnjë shtet kandidat, përfshirë këtu edhe Serbinë, nuk mund të avancojë në procese integruese pa i përmbushur standardet më të larta të respektimit të pakicave”, ka thënë presidenti Thaçi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u zotua se do të shqyrtoj mundësinë e krijimit të një fondi për zhvillim ekonomik përmes të cilit Lugina e Preshevës do të konkurronte me projekte në ministritë e Republikës së Kosovës, shkruan Titulli.com.
“Ide për tërheqjen e mjeteve për realizimin e këtyre projekteve u shqyrtua mundësia e një bashkëpunimi me komunën e Gjilanit, që do të ishte një mundësi më e lehtë që përmes kësaj komune të bëhet tërheqja e mjeteve financiare”, thuhet në njoftimin e PVD-së.
Gjithashtu temë e cila u diskutua në këtë takim të rëndësishëm ishte edhe problematika e nostrifikimit të diplomave me të cilën po përballen të diplomuarit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në universitetet e Kosovës.
Delegacioni i Luginës së Preshevës mori premtimin nga presidenti Hashim Thaçi se për marrëveshjet e nënshkruara në bisedimet Kosovë - Serbi, posaçërisht për temat që prekin direkt interesin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, do të insistohet në Bruksel që Serbia t'i zbatojë në tërësi.Titulli.com/