Përfaqësues nga komuna e Bujanocit pjesëmarrës në vizitën studimore në Zvicër
Përfaqësues të 25 komunave më të pazhvilluar të Serbisë me përkrahjen e qeverisë zvicerane dhe Bashkimit Evropian përmes programit "Progresi Evropian" realizuan vizitë studimore në Zvicër me qëllim të njohjes së politikave të udhëheqjes komunale në disa komuna të Bernit.Pjesë e këtij delegacioni ishte edhe përfaqësuesi nga komuna e Bujanocit, Sali Salihu nga zyra për zhvillim ekonomik lokal i cili u njoftua për politikat e zhvillimit të komunës dhe menaxhimit të mirë në shtetin helvetik.
„Ishim në disa dhe u njoftuam nga kryetari dhe punëtorët e administratës se si funksion komuna e tyre që ne u befasuam për të mirë. Kishin një sistem të rregulluar dhe shumë transparent“, theksoi për Titulli.com, Sali Salihu.
Ai tha se prioritet i udhëheqjes ishte llogaridhënia ndaj qytetarëve dhe pjesëmarrja e tyre në proceset e përgjithshme të zhvillimit, investimit dhe efikasitetit.
Sali u shpreh u se gjatë vizitës morën pjesë edhe në disa debate me qytetarë nga përfaqësues të komunës të cilët ishin të detyruar të japin shpjegime për çdo shpenzim të parasë publike nga buxheti komunal.
Programi „Progresi Evropian“ i kushton vëmendje aktiviteteve nga fusha e menaxhimit të mirë me qëllim që ti ndihmojë qeverisjet lokale të avancojnë punën e tyre përmes efikasitetit, transparencës, përgjegjësisë dhe pjesëmarrjes qytetarë dhe ndalimit të diskriminimit./Titulli.com/