Lokale
OVL organizon homazhe dhe akademi përkujtimore në nder të dëshmorëve të UÇPMB-së
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc njofton opinionin mbarë kombëtarë se të mërkurën (26.02.2014), do të mbahet Akademi përkujtimore për dëshmorët e Zonës Operative të Bujanocit.
Në shënim të kësaj date historike sipas njoftimit të OVL-së do të mbahen këto aktivitete:
- Në ora 11:00 do të mbahen homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan, gjegjësisht tek varri i dëshmorit të kombit, Komandant Fatmir Ibishit.
- Në ora 13:00 në fshatin Konçul mbahen homazhe për dëshmorin në fjalë në vendin i rënies.
- Ndërkaq në duke filluar nga ora 15:00 në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, mbahet Akademia Përkujtimore për Dëshmorët e Zonës Operative të Bujanocit.
Pjesëmarrja Juaj e madhëron këtë Akademi Përkujtimore!
Kryetar i OVL-së: Edmond ISUFIBujanoc: 22/02/2014
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!