OVL: Nuk kemi përkrahje në Preshevë, duam të drejtat tona? (video)
Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) në Preshevë në një emision të RTV "Aldi" kanë vlerësuar se vizita e kryeministrit të Serbisë ishte degraduese për popullin në këtë rajon.Nazmi Hajredini, kryetar i OVL-së ka deklaruar se pritja dhe dekorimi nga ana e kryetarit të komunës së Preshevës e bëri duke shkel mbi vlerat kombëtare.
Hajredini ka drejtuar kritika të ashpra ndaj udhëheqësve politik shqiptar të Luginës së Preshevës.
Munir Rrexhepi, sekretar pranë OVL-së në Preshevë duke folur për vizitën e fundit ai është ndalur edhe tek vlerësimi i popullsisë që është bërë kohën e fundit dhe sipas tij mirënjohja ndaj Vuçiqit e legjitimoi politikën e tij ndaj këtij rajoni.
Organizata e Veteranëve të Luftës në Preshevë ka folur edhe për planet e tyre, të cilët kanë thënë se do të organizojnë protestë për më tepër shikoni videon :