OVL fton në pjesëmarrje, ndërsa reagon ndaj organizatorëve anonim
Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) së UÇPMB-së reagon ndaj ftesës së bërë nga organizatorët anonim të cilët me rastin e përkujtimit të dëshmorëve të UÇPMB-së dëshirojnë të organizojnë akademi në Gjilan, pa autorizim të organizatës të dalë nga lufta Andaj reagimi vlen për këta persona të cilët siç thuhet në reagimin e OVL-së në Bujanoc, pa a pyetur këtë organizatë të dalë nga lufta në Luginë, kanë organizuar akademi përkujtimore në Gjilan. “Në emër të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së, e të cilët kanë dalë jashtë agjendës së OVL-së, e ku dihet qartë që OVL e UÇPMB-së dega në Bujanoc ka agjendën e vetë dhe ku janë të parapara të gjitha organizimet dhe përkujtimet”, thuhet mes tjerash në reagim të cilin e transmeton portali informativ Titulli. Përndryshe, OVL fton të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës se organizimi në përkujtim të dëshmorëve të kombit Sherif Jonuzi e Enver Bajrami do të zhvillohet më 21 prill. Me këtë datë në fshatin e lindjes në Breznicë të Bujanocit, në orën 13:30 do të bëhet përurimi i lapidarit të dy dëshmorëve./Titulli.com/ ***********************************************************************************************************************************************NJOFTIM
Me rastin e përkujtimit të dëshmorëve të kombit Sherif Jonuzit dhe Enver Bajramit të rënë në luftën e UÇPMB-së më daten 21.04.2000, ftojmë opinionin e gjerë që të marrin pjesë në përurimin e lapidarit të dëshmorëve të kombit të rënë në altarin e lirisë ku edhe u ngritën në piedestalin më të lartë, e qe me rënjen e këtyre dëshmoreve u emërtua edhe brigada 112 “Sherif Jonuzi dhe Enver Bajrami”. Përurimi i lapidarit bëhet më 21.04.2014 në fshatin e lindjes në Breznicë duke filluar në ora 13:30. Pjesëmarrja juaj nderon gjakun e derdhur për liri. Njëkohësisht ne si OVL e UÇPMB-së reagojmë kundër personave anonim, që kanë paralajmëruar organizimin e akademisë përkujtimore më datën 21.04.2014 në teatrin e qytetit të Gjilanit në ora 17:00 në emër të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së, e të cilët kanë dalë jashtë agjendës së OVL-së e ku dihet qartë që OVL e UÇPMB-së dega në Bujanoc ka agjendën e vetë dhe ku janë të parapara të gjitha organizimet dhe përkujtimet dhe si datë e të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së ne zonën e Bujanocit është 26 shkurti, ndërsa për zonën operative të Preshevës është dita e 14 majit dhe dita e gjithë dëshmorëve të kombit të rënë në të gjitha luftërat çlirimtare është pikërisht data e 5 majit. Ne respektojmë dhe e mirëpresim çdo organizim që bëhet për hirë të dëshmorëve të kombit por pa e anashkaluar Organizatën e Veteranëve të Luftës. Në fund të këtij reagimi i bëjmë të qartë të gjithë personave anonim që të mos marrin vendime për organizime të tilla e që përgjegjës për këto organizime është organizata e veteraneve të luftës e cila ka dëshmuar veten gjatë gjithë këtyre viteve pas lufte që din t’i nderoj dhe t’i respektoj dëshmorët dhe familjet e tyre. Në Bujanoc Kryesia e OVL-s 17/04/2014 dega në Bujanoc