Osmani merr mbështetjen e Vuçiqit për hapjen  e kufirit Llojan -Miratoc
Lokale

Osmani merr mbështetjen e Vuçiqit për hapjen e kufirit Llojan -Miratoc

09.Nov.2019 23:02
0

Zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka shkuar se gjatë bisedave që ka pasur  në Ohër me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq thotë se ka marrë premtimin se do ta nënshkruajë Memorandumin për hapjen e kufirit Llojan -Miratoc, raporton Titulli.com.

“Sapo u dakorduam me Presidentin e Sërbisë Vuçiç për kufirin Llojan - Miratoc. Premtoi se menjëherë edhe Sërbia do e miraton memorandumin për hapjen e pikës kufitare me çka mund te fillojnë punët përgaditore”, ka shkruar Osmani në proflin e tij në facebook, transmeton Titulli.com.

Në Ohër të Maqedonisë së Veriut po mbahet samiti për Mini-Schengenin Ballkanik, takimi i dytë i tre prej liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Zoran Zaev, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq janë takuar për herë të dytë brenda një muaji, pas Novi Sadit, për të diskutuar mbi të ashtuquajturin “Schengen Ballkanik”./Titulli.com/

SHMT “Presheva” organizoi kampanjë vetëdijësuese për ‘Sarillikun’ (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration