OSBE mban seminar me anëtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar, avancimi i të drejtave
Lugina

OSBE mban seminar me anëtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar, avancimi i të drejtave

13.Jun.2019 11:09
0

Misioni i OSBE-së në Serbi në partneritet me CESID-Qendrën për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci, po zhvillon një seminar tre-ditor në Nish me disa nga anëtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Ky seminar po mbahet me qëllim që të mbështetet zhvillimi i  planit strategjik për vitet e ardhshme, shkruan Titulli.com.

Sipas informatës së publikuar nga faqja zyrtare e OSBE-së thuhet se plani strategjik është dokument jetik për institucionin që përfaqëson interesat e pakicës shqiptare.

Plani strategjik siguron  që Këshilli Kombëtar Shqiptar më mirë përfaqëson nevojat dhe shqetësimet e komunitetit të tij në fushën e arsimit, kulturës dhe përdorimit zyrtar të gjuhës e shkrimit, me theks të veçantë tek gratë, të rinjtë dhe ata në zonat e izoluara rurale./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration