Organizohet festivali "Java e filmit të Kosovës në Bujanoc"
Këshilli Kombëtar Shqipëtar në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës me mbështetjen e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc organizon për herë të parë festivalin “JAVA E FILMIT TË KOSOVËS NË BUJANOC” nga data 10 deri më 15 dhjetorë 2018.
Gjatë këtij festivali do shfaqen gjithësej 5 filma të metrazhit të gjatë dhe vlenë të theksohet se që të gjithë këta filma janë të nominuar dhe fitues të çmimeve ndërkombëtare të filmit.
"Le të jetë ky një fillim i ri i një bashkëpunimi të vazhdueshëm mes institucioneve lokale si dhe një nismë e mbarë e bashkëpunimit me institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës me projekte konkrete", thuhet në njoftimi i Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Këshilli Kombëtar Shqipëtar fton qytetarët e dashamirë të filmit që të vini dhe shihni disa ndër filmat më të mirë kosovar, të vlerësuar edhe nga kritikët ndërkombëtar të filmit .