Organizohet ekspozitë e nxënësve për nderë të 100 vjetorit të Pavarësisë
Lokale

Organizohet ekspozitë e nxënësve për nderë të 100 vjetorit të Pavarësisë

19.Oct.2012 14:08
0
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri priti në një takim drejtorët e  shkollave fillore dhe të mesme,  arsimtarët  e  kulturës  figurative  dhe ata të kulturës muzikore. Qëllimi  i  këtij takimi ishte niniciativa për realizimin e idesë për organizimin e një ekspozite  me  nxënësit  e  shkollave fillore dhe të mesme ,  për nderë të  100  vjetorit  të Pavarësisë së Shqipërisë. Të pranishmit ranë dakord,  sepse sipas  tyre  është bërë shumë pak për artet pamore,  ata e cilësuan si ide  shumë të qëlluar dhe se të gjithë  do të bashkpunojnë me nxënësit në mënyrë që nga secila shkollë të përzgjidhen tre deri në pesë punime,  me të cilat  do të marrin pjesë në ekspozitë. Ekspozita do të hapet më  12  nëntor 2012, nëorën  17:00. Përhapësirënku  do tërealizohetekspozitasidhepërmbarëvajtjen  e  këtij aktiviteti  do tëpërkujdeset komisioni  i  cili është në këtë përbërje: XhevdetDula – Magjistër  i  artit figurativ, AvniZairi  - Profesor  i artit figurativ, Zija Amidi – Profesor i artitfigurativ, Seude Selimi  – Profesoreshë e artit figurativ, Imran Shabani - Profesor  i artit figurativ, Musa Gjymshiti – Profesor i kulturës muzikore, Shezai Saiti – Profesor i artit figurativ. Ndërkaq,  vlenë të theksohet  se  do të ketë shpërblime për fituesit  e  vendit të parë,  të dytë dhe të tretë të shkollave fillore si dhe përfituesit  e  vendit të parë,  të dytë dhe të tre të të shkollave të mesme tëkomunave:  Preshevë, Medvegjë  dhe Bujanoc. Nga profesorët e artit figurativ  u kërkua që edhe ata të jenë pjesë aktive  e këtij organizimi,  duke  ekspozuar punimet e tyre në një kënd të veçant,  për nderë të  100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë , por,  pa qenë në konkurencë  me  nxënësit. Ky është,  një nga aktivitetet  e  shumta  me  rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, dhe se  Këshilli Kombëtar Shqiptar në kontinuitet po përkujdeset që edhe Lugina , të jetë pjesë  e kalendarit   me   aktivitete për nderë të këtij përvjetorit jubilar mbarëkombëtar, thuhet në kumtesën e KKSH-së./Titulli.com/
Përsosen mjetet e punës për shënimin e sinjalistikës
Medvegja 100 vjetorin e Pavarësisë e pretë në Fushë Kosovë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration