Lokale
Medvegja 100 vjetorin e Pavarësisë e pretë në Fushë Kosovë
Për nder të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit Shqiptar,nën patronatin e komunës së Fushë Kosovës,Shoqëria Kulturore Artistike ,,Shqiponjat e Medvegjës,,organizojn manifestim madhështor.
Manifestimi do të mbahet të shtunën më 20 tetor në ora 13 :00 në Fushë Kosovë, përball ndërtesës së komunës. Sipas medvegja.net, pjesmarrës do të jenë edhe Klubi i Vendlindjes "Trojet", Partia për Veprim Demokratik-Dega në Medvegjë, Unioni Demokratik Shqiptar-Dega në Medvegjë.
Gjithashtu pjesmarrës në këtë eveniment pritet të jen edhe zyrtar nga komuna e Fushë Kosovës, nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë , deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe përfaqësues nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Të pranishmit do ti argëtojn : Sh.K.A,,Shqiponjat e Medvegjës,, ; Grupi Folklorik ,,Shpëtimi,, nga Medvegja ; ,,Zëri i Kosovës,, nga Fushë Kosova; këngëtari i mirënjohur nga Kosova, Naim Abazi; rep këngëtari GOLD AG nga Presheva; rapsodi i mirënjohur Hashim Shala; rapsodët medvegjas, Qazim Beha e Veli Hajdini; këngëtarja Shqiponja Muhaxhiri etj. /Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!