Organizohet akademi përkujtimore për Jonuz Musliun në Bujanoc (agjenda)
Me rastin e dy vjetorit të vdekjes së liderit të Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu organizohet akademi përkujtimore dhe aktivitet tjera përcjellëse në komunën e Bujanocit, shkruan Titulli.com.
Aktivitetet fillojnë më 18 janar me vedosjen e gurëthemelit të pllakës përkujtimore në vendlindjen e tij ndërsa përfundojnë më 20 janar me akademinë në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës në Bujanoc.
Këshilli organizativ ftonë për pjesëmarrje ndërsa organizimi mbështetet nga komuna e Bujanocit dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar.
Jonuz Musliu, në kohën e vdekjes ishtë në pozitën e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe kryetarit të kuvendit komunal të komunës së Bujanocit.
I ndjeri Musliu ishte kryetar i kuvendit të komunës së Bujanocit, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe mbrojtës politik i të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe njëri nga të vetmit që në vazhdimësi përsëriste qëndrimin se duam bashkim me Kosovën.
Jonuz Musliu, ish i burgosur politik dhe veprimtar në fillim rreshtohet në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pas luftës ishte pjesë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës ndërsa ishte ndër themeluesit e parë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe ka drejtuar Këshillin Politik të UÇPMB-së , një formacion ushtarak i kryengritësve shqiptarë që luftonin për liri në këtë rajon./Titulli.com/