Organizatat e ndryshme dhe përfaqësues politik në Luginë urojnë që viti 2016 të jetë më progresiv
Urimi i kryetarit të PVD – së dhe deputetit popullorë Riza Halimi për Vitin e ri
Në vigjilje të vitit të ri 2016 me të drejtë presim kthesë serioze në pozitën e Shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Kjo kthesë në rradhë të parë është e mundshme në bazë të realizimit të obligimeve që duhet t’i plotësoj Serbia ndaj pakicave nacionale në kuadër të kaptinave 23 e 24 të Bashkimit Evropian.
Njëkohësisht është me rëndësi të madhe në këtë drejtim të shfrytëzohen mundësitë shumë reale që me anë të zgjedhjeve lokale që i kemi shumë afër të ndërpritet definitivisht keqëqeverisja në Preshevë e Bujanoc.Veprimtarët e PVD – së njësoj si para 26 viteve kur u organizuan në veprim të pavarur politik në nivel rajonal, njësoj si para 16 viteve kur dhanë kontribut esencial për mbrojtjen e substancës kombëtare, në vitin vijues janë para sfidës ekzistenciale që me kontribut substancial ta ndërprejnë diskriminimin aktual shtetërorë dhe t’i largojnë keqbërësit nga pushtetet lokale për ta shpëtuar Preshevën e Bujanocin nga degradimi i skajshëm.
Dëshiroj nga zemra realizimin e të gjitha aspiratave për realizimin e mirëqenies së përgjithshme, sikur që uroj që në vitin e ri 2016 të kemi shëndet shumë të mirë dhe suksese në punë dhe në të gjitha segmentet e jetës.
Kryetari i PVD – së dhe Deputeti popullorë-Riza HALIMI
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVË S ME SELI NË PRESHEVË
URON VITIN E RI 2016, TË GJITHË SHQIPTARËVE KUDO TË SHPËRNDARË NË BOTË, PA MARRË PARASYSH PËRKATËSINË FETARE, ANËTARSISË SË VET, DASHAMIRËVE, MIQËVE DHE MBARË NJERËZIMIT BOTËROR, DUKE I DËSHIRUAR PROSPERITET, PROGRES, SHENDET, LUMTURI, GËZIME, TË MIRA E VLERA MATERIALE E SHPIRTËRORE MË SHUMË SE VITIN E KALUAR 2015.
NJERËZIMIT NË BOTË I DËSHIRON TA UDHËHEQIN DEMOKRACITË E VËRTETA SIKUR AJO E SHBA-ve, GJERMANISË, ZVICRËS, E NDONJË SHTETI SKANDINAVIK E JO DISA SHTETE QË PO ARRIJNË ECURI EKONOMIKE, POR NË THELB NUK E KANË DEMOKRACINË ,POR ASIMILIMIN E POPUJVE MË TË VEGJËL.
SHQIPTARËVE U DËSHIRON UNITET, PAJTIM KOMBËTAR, DEMOKRACI, LIGJSHMËRI, NDËRSA NË RRUGËN E BASHKIMIT KOMBËTAR U DËSHIRON BILE UNITET DHE PAJTIM SHPIRTËROR KOMBËTAR SI FAZË E DËSHIRUESHME DERI TE BASHKIMI KOMBËTAR.
POASHTU TIRANËS, PRISHTINËS, SHKUPIT, PRESHEVËS U DËSHIRON PROSPERITET PROGRES, PËRPARIM EKONOMIK, KULTUROR, ARSIMOR, PAJTIM KOMBËTAR DHE DEMOKRACI E LIGJSHMËRI.
G Ë Z U A R V I T I N E R I 2 0 1 6
PRESHEVË, MË 31 DHJETOR 2016
KRYETARi, Xhemaledin Salihu
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve "Feniks" e Galaktika Poetike "Atunis Lugina" me seli në Preshevë, si dhe në emrin tim personal të gjithë anëtarëve të Shoqatës, kolegëve krijues nga mbarë etnikumi shqiptar dhe gjithë popullit shqiptar ua uroj vitin e Ri 2016, me shpresë që ky vit do të jetë vit i ndryshimeve në secilin rrafsh jetësor, edhe këtë vit të kemi suksese, botime të librave, të ketë begati, të krijohen vende të reja të punës, të ketë mirëqenie, humanizëm dhe të na gjejë edhe më të bashkuar si kurrë më parë. Andaj… Gëzuar për shumë mote !...
Bilall Maliqi, kryetar
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------