Organizatat e ndryshme dhe përfaqësues politik në Luginë urojnë që viti 2016 të jetë më progresiv
Lokale

Organizatat e ndryshme dhe përfaqësues politik në Luginë urojnë që viti 2016 të jetë më progresiv

31.Dec.2015 09:14
0

Urimi i kryetarit të PVD – së dhe deputetit popullorë Riza Halimi për Vitin e ri

Në vigjilje të vitit të ri 2016 me të drejtë presim kthesë serioze në pozitën e Shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Kjo kthesë në rradhë të parë është e mundshme në bazë të realizimit të obligimeve që duhet t’i plotësoj Serbia ndaj pakicave nacionale në kuadër të kaptinave 23 e 24 të Bashkimit Evropian.

Njëkohësisht është me rëndësi të madhe në këtë drejtim të shfrytëzohen mundësitë shumë reale që me anë të zgjedhjeve lokale që i kemi shumë afër të ndërpritet definitivisht keqëqeverisja në Preshevë e Bujanoc.Veprimtarët e PVD – së njësoj si para 26 viteve kur u organizuan në veprim të pavarur politik në nivel rajonal, njësoj si para 16 viteve kur dhanë kontribut esencial për mbrojtjen e substancës kombëtare, në vitin vijues janë para sfidës ekzistenciale që me kontribut substancial ta ndërprejnë diskriminimin aktual shtetërorë dhe t’i largojnë keqbërësit nga pushtetet lokale për ta shpëtuar Preshevën e Bujanocin nga degradimi i skajshëm.

Dëshiroj nga zemra realizimin e të gjitha aspiratave për realizimin e mirëqenies së përgjithshme, sikur që uroj që në vitin e ri 2016 të kemi shëndet shumë të mirë dhe suksese në punë dhe në të gjitha segmentet e jetës.     

 Kryetari i PVD – së dhe Deputeti popullorë-Riza HALIMI

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

 

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVË S ME SELI NË PRESHEVË 

URON VITIN E RI 2016, TË GJITHË SHQIPTARËVE KUDO TË SHPËRNDARË NË BOTË, PA MARRË PARASYSH PËRKATËSINË FETARE, ANËTARSISË SË VET, DASHAMIRËVE, MIQËVE DHE MBARË NJERËZIMIT BOTËROR, DUKE I DËSHIRUAR PROSPERITET, PROGRES, SHENDET, LUMTURI, GËZIME, TË MIRA E VLERA MATERIALE E SHPIRTËRORE  MË SHUMË SE VITIN E KALUAR 2015.

NJERËZIMIT NË BOTË I DËSHIRON TA UDHËHEQIN DEMOKRACITË E VËRTETA SIKUR AJO E SHBA-ve, GJERMANISË, ZVICRËS, E NDONJË SHTETI SKANDINAVIK E JO DISA SHTETE QË PO ARRIJNË ECURI EKONOMIKE, POR NË THELB NUK E KANË DEMOKRACINË ,POR  ASIMILIMIN E POPUJVE MË TË VEGJËL.

SHQIPTARËVE U DËSHIRON UNITET, PAJTIM KOMBËTAR, DEMOKRACI, LIGJSHMËRI, NDËRSA NË RRUGËN E BASHKIMIT KOMBËTAR U DËSHIRON BILE UNITET DHE PAJTIM SHPIRTËROR KOMBËTAR SI FAZË E DËSHIRUESHME DERI TE BASHKIMI KOMBËTAR.

POASHTU TIRANËS, PRISHTINËS, SHKUPIT, PRESHEVËS U DËSHIRON PROSPERITET PROGRES, PËRPARIM EKONOMIK, KULTUROR, ARSIMOR, PAJTIM KOMBËTAR DHE DEMOKRACI E LIGJSHMËRI.                               

G Ë Z U A R  V I T I N  E  R I  2 0 1 6 

PRESHEVË, MË 31 DHJETOR 2016                                                                            

KRYETARi,  Xhemaledin Salihu

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

 

Në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve "Feniks" e Galaktika Poetike "Atunis Lugina" me seli në Preshevë, si dhe në emrin tim personal të gjithë anëtarëve të Shoqatës, kolegëve krijues nga mbarë etnikumi shqiptar dhe gjithë popullit shqiptar ua uroj vitin e Ri 2016, me shpresë që ky vit do të jetë vit i ndryshimeve në secilin rrafsh jetësor, edhe këtë vit të kemi suksese, botime të librave, të ketë begati, të krijohen vende të reja të punës, të ketë mirëqenie, humanizëm dhe të na gjejë edhe më të bashkuar si kurrë më parë. Andaj… Gëzuar për shumë mote !...

 

Bilall Maliqi, kryetar

 

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

 

 

 

 

 

GËZUAR VITIN E RI 2016!

 
Të gjithë shqiptarve, kudo që janë: në Kosovë, Shqipëri, Luginë të Preshevës, Maqedoni, Mal të Zi, si dhe në diasporë në Europë, SHBA dhe gjithandej nëpër vende të ndryshme të botës, i urojmë nga zemra VITIN E RI 2016 dhe urojmë një vit të mbarë dhe me më shumë fat dhe mbarësi në realizimin e mirëqenies familjare të të gjithëve, si dhe realizimin e synimeve individuale e kombëtare, unitetit dhe solidaritetit mbarëkombëtar drejt realizimit të kauzës sonë kombëtare për liri, pavarësi, mirëqeverisje, paqe dhe prosperitet të gjithëmbarshëm.
 
Zoti i Madhëruar i bekoftë shqiptarët, kudo që janë!
- Gëzuar!!!
Me respekt,
Kryetari,
Mr. Nehat Hyseni 
Prishtinë, më 31 dhjetor 2015
Mança nga Vranja fiton turneun e futbollit BU-CUP 2015 në Bujanoc (foto)
Deklarata e vitit 2015: Politikanët janë pasuruar në Luginë, ata nuk kujdesen për shqiptarët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration